Kryeministri Kurti sot duhet mbështetur më shumë se asnjëherë!

INA
INA

31/05/2023

shkruan Dritan Demiraj

Sulmet e ditës së djeshme kundër forcave paqësore të policisë së Kosovës dhe plagosja e paprecedentë e pjesëtarëve të trupave të KFOR-it dhe e përfaqësuesve të mediave në Komunën e Zveçanit dhe në Zubin Potok, janë sulme të dirigjuara drejtëpërdrejtë nga Beogradi dhe strukturat e tij shtetërore.

Ato tregojnë se taktikat, strategjitë dhe planet e Putinit për destabilizimin e Ballkanit vazhdojnë në çdo rast dhe kjo u qa qartë gjatë ngjarjeve të fundit,të cilat janë padyshim pjesë e një skenari të vazhdueshëm të mbështetjes politike, diplomatike, ushtarake dhe me inteligjencë nga Kremlini zyrtar.

Ky skenar fatkeqësisht po zbatohet prej kohesh nga qeveria e Vuçiçit dhe strukturat e tij në veri të Dardanisë. Kjo bëhet edhe e më qartë kur analizohen me kujdes veprimet, prezenca e individëve të bandave në këtë rajon, por edhe e personelit të agjensive serbe te inteligjencës dhe të sigurisë, të cilët ishin prezent dhe të maskuar ne turmën e djeshme, një pjesë edhe në mesin e simboleve kriminale anti-perëndimore ruse “Z”.

Komuniteti ndërkombëtar duhet të jetë shumë i kujdesshëm në qasjen dhe ne investimin e jashtëzakonshëm që ka bërë prej vitesh pro qeverisë te Vucicit, e cila është bërë me qëllim që ta afrojë atë sa më shumë në kampin e perëndimit.

Por Vucic, pavarësisht qindra milionë dollarëve dhe mbështetjes politike që ka marrë nga SHBA-të dhe BE, në asnjë rast nuk ka shfaqur as shenjën më të vogël të bashkëpunimit me perëndimin dhe kjo është parë qartë nga qasja e tij për të mos dënuar publikisht dhe sanksionuar regjimin kriminal të Federatës Ruse me rastin e pushtimit të paligjshëm dhe te paprecedentë të Ukrainës gjatë 15 muajve të fundit.

Ndërkohë e kam theksuar në shumë shkrime të mëparshme, besimi tek ‘perëndimori’ Vucic se do të bëhet më bashkëpunues është jo vetëm harxhim kohe dhe burimesh financiare, por nga ana tjetër edhe miopi politike dhe diplomatike, pasi tregon se diplomatët perëndimorë nuk janë të aftë te kuptojnë si duhet situatën në Ballkanin Perëndimor.

Ish ministri i propagandës së Miloshevicit, në asnjë rast nuk ka kërkuar falje për krimet dhe genocidin e kryer nga forcat serbe në Kosovë gjatë viteve 1998-1999, por përkundrazi në çdo rast ka kërcënuar se do të nxjerrë ushtrinë në kufi duke sfiduar drejtëpërdrejtë ‘sponsorët’ e tij në perëndim.

Perëndimi duke mbështetur Vucicin vazhdon të bëjë gabimin që bëri gjatë viteve 2000-2007, duke mbështetur presidentin Putin për të cilin shumë ekspertë dhe diplomatë perëndimorë theksonin se ai është një lider që ka si
objektiv integrimin e vendit në ekonominë dhe politikën perëndimore.

Perëndimi i kuptoi qëllimet dhe objektivat e vërteta të Putinit vetëm në momentin kur nën urdhërat e tij filloi ekzekutimi i operacioneve dhe i sulmeve në vitin 2007 në Estoni dhe më pas me rastin e pushtimit me forca ushtarake të Gjeorgjisë në vitin 2008 dhe deri ne operacionin e fundit pushtues ne Ukraine.

Fatkeqësisht kam parë këto dy ditë shumë politikanë dritëshkurtër ne Dardani dhe në Shqipëri që po sulmojnë me akuza të padrejta kryeministrin Kurti se gjoja po prish marëdhëniet me SHBA-të dhe BE-në.

Përkundrazi o dritëshkurtër!

Kryeministri Kurti po i tregon perëndimit se Dardania ka drejtues të cilët ne momentet kur të gjithë ju “keni ulur pantallonat” në shkëmbim të ndonjë posti politik, së bashku me presidenten Vjosa Osmani janë në lartësinë e detyrës dhe të gatshëm që të marrin përgjegjësi politike, por në asnjë rast te lejojne cenimin e pavarësisë dhe integritetin territorial të Republikës së Dardanisë për të cilën kanë marrë mbështetjen dhe janë votuar gjerësisht nga populli.

Pikërisht ky është momenti për ta mbështetur më shumë se asnjëherë Albinin dhe Vjosën. Këtu nuk e kam fjalën vetëm për qytetarët e Dardanisë, por të gjithë Shqiptarët kudo që gjenden në Shqipëri, Ballkan, Europë dhe nëSHBA.

Në gjykimin tim, Albin Kurti është i vetmi kryeministër i cili ka qëndruar forte dhe me dinjitet ndaj presioneve nganjëherë edhe të padrejta të ndërkombëtarëve, të cilët janë shqetësuar se mos mërzitet Serbia.

Të gjithë politikanëve nga Washington D.C. dhe në BE u duhet bërë e qartë se zbatimi i ligjit në të gjithë territorin e Dardanisë është obligim njëlloj siç është edhe në vendet e tyre.

Ti kërkosh Albinit të tërheqë forcat policore dhe të ndalojë ushtrimin e misionit kushtetues të policisë së Dardanise në veriun e vendit, është njëjtë sikur ti bësh thirrje gjithë vendeve të NATO-s ndaloni menjëherë dërgimin e ndihmave ushtarake për ushtrinë e Ukrainës dhe pranoni kushtet e Putinit për faljen e territorit të pesë rajoneve të pushtuara të Ukrainës.

Si përfundim, ky është momenti që edhe politikanët e Republikës se Shqipërisë në vend që të qortojmë dhe ti japin leksione kryesministrit Kurti,të paktën një herë të ngrihen në lartësinë e detyrës dhe të misionit kombëtar dhe të dënojnë politikën përçarëse, kërcënuese, nxitjen e urrejtjes dhe te dhunës antishqiptare të Aleksandër Vuçiçit dhe Ivica Daçiçit.

*Autori është ekspert i njohur i sigurisë dhe ish-ministër i brendshëm i Shqipërisë

TË FUNDIT

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

rambuje-1

25 vjet nga nënshkrimi i Marrëveshjes së Rambujesë

Xhavit-Ferizi-593x430

Vdes Xhavit Ferizi – Raketa, ish-pjesëtar i UÇK-së, dhe ish-truproje e Thaçit

bislimi-petkovic-lajcak

Sot në Bruksel diskutohet çështja e dinarit dhe Ohri

IMG_9959

Ndërroi jetë gazetari Arben Rugova

zubin-potok-komuna

Kush i organizoi trazirat e dhunshme të marsit të vitit 2004 në Kosovë, flasin juristët

vucic rama grenell kushner

Media e madhe gjermane FAZ: Trekendëshi që synoi ndarjen e Kosovës, tani po bën biznes mes Vlorës

sonja biserko

Biserko: Vuçiq po destabilizon fqinjët përfshirë Kosovën, përmes Kishës Ortodokse Serbe dhe…!

Xhozef Joseph Borell

Borrell: Koha që Kosova e Serbia të zbatojnë marrëveshjen e Ohrit

kurti-vucic-borel-lajcak

​Një vit nga marrëveshja e Ohrit – çfarë thuhet në propozimin evropian për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi

INFO

NA NDIQ