“Ta shfuqizojnë interpelancën ndaj Ilire Dautit”! Aziri: Gashi të heq dorë nga skenarët e VMRO-së dhe LSDM-së për të debllokaur ligjin për branitellat

Picture of INA
INA

10/03/2025

Deputeti i Aleancës për Shqiptarët nga krahu i Selës, Elmi Aziri, i bëri thirrje kryetarit të Kuvendit, Afrim Gashi, që siç thotë, të heq dorë nga skenarët e VMRO-së dhe LSDM-së për të debllokuar ligjin për branitellat, përcjell TV21. Aziri tha se, nëse dëshiron ta debllokojë vetëm komisionin në fjalë të thërret seancë plenare, bashkë me shumicën të shfuqizojnë konkluzionin dhe interpelancën ndaj kryetares së komisionit, Ilire Dauti që kjo e fundit, me propozim të Frontit Europian, të zgjidhet sërish kryetare e komisionit që siç bërë të ditur Aziri, nuk do të dërgojnë emër tjetër.

“I bëjmë thirje Kryetarit të Kuvendit, Afrim Gashi, që të heq dorë nga lojrat e ulta dhe skenaret e VMRO-së, Levicës dhe LSDM-së, për të debllokuar Ligjin për Branitella përmes thirjes së Komisionit për Politikë Sociale, Demografi dhe të Rinjë me urdhëresa. Nëse dëshiron ta debllokojë vetëm komisionin në fjalë, ai duhet të bëjë diçka tjetër, të thërret seancë plenare, bashkë me shumicën të shfuqizojnë konkluzionin dhe interpelancën ndaj kryetares së komisionit, Ilire Dauti dhe pastaj me propozim të grupit parlamentar të Frontit Europian të zgjedhim përsëri zonjën Dauti për kryetare komisioni. Nga Fronti Europian nuk do të dërgojmë asnjë propozim tjetër dhe nuk do të pranojmë asnjë lojë tjetër të errët që ka gatuar Gashi me padronët e tij për të kontrabanduar Ligjin për Branitella, por i bëjmë thirje që të mos provojë këtë ta bëjë as me ndonjë deputet tjetër duke e emëruar si kryesues. Tentativa e sotme për të thirur mbledhje të Komisionit për Politikë Sociale konfirmon pikërisht atë që ne e paralajmëruam që në fillim, se shkarkimi i Ilire Dautit nga shumica parlamentare, me propozim të vendosur në rend dite nga Afrim Gashi, ka për qëllim t’i hap rrugën debllokimit të Ligjit për Branitella, andaj sot i bëjmë thirje që të kthjellet dhe të tërhiqet nga këto skenare”, tha Aziri.

TË FUNDIT

Nga 3 deri në 20 vjet mund të dënohen të përfshirët në tragjedinë në Koçan! Procedura hetuese mund të nisë këtë javë!

Mickoski pas takimit me Durmishin dhe Stojanoskin: Nga nesër fillojnë kontrollet në terren i të gjithë subjekteve

I shuhen ndjenjat? Egli e prerë me Gjestin: Ti në rrugën tënde, unë në rrugën time

Olsa Muameti flet për Gjestin: Ja në çfarë gjendje e morëm

Do të ketë arrestime të reja, Toshkovski: Diskoteka nuk ka plotësuar asnjë kusht, ishte një stallë

Valbon Limani përkujton viktimat e Koçanit në Gostivar

ME TE LEXUARA

1

LEXO MË SHUMË