Katër vite nga hapja e pikës kufitare Bellanoc-Stançiq aty qëndrojnë tabelat kufitare me mbishkrime vetëm në maqedonisht.
Edhe pse zonë kufitare me vendbanime qind për qind shqiptare askush nuk është përkujdes që të vendos tabelat edhe në gjuhën shqipe, raporton INA.
Banorë të kësaj zone thonë për INA se për çudi kanë ngelur ashtu edhe pse kanë bërë kërkesa dhe kanë reaguar.
“Kemi kërkuar që të vendosen edhe në shqip, por s’kanë reaguar ministrat e drejtorat e partisë shqiptare BDI-së”, thotë për INA një banor i kësaj zone kufitare ku gjenden fshatrat Zllakuqan dhe Bellanoc.
Venkalimi kufitar Bellanoc-Srançiq u hap në fund të janarit të 2020, një kërkesë e kahmotshme e banorëve të kësaj treve të Kumanovës dhe Gjilanit.(INA