Ish-presidenti serb, Boris Tadiq ka komentuar zhvillimet e fundit politike në rajon, me theks të veçantë ato në dialogun Kosovë – Serbi.
Në një intervistë dhënë mediumit pro-regjimit të Vuçiqit Nova.rs, Tadiq ka deklaruar se ai nuk do ta pranonte propozimin franko-gjerman.
Veç kësaj, ai ka shtuar se Vuçiqi e ka humbur Kosovën në paqe, duke kujtuar fillimisht humbjen më 1990.
closevolume_off
“Përgjegjësia e kësaj qeverie për pozitën e Serbisë sot në kontekstin e zgjidhjes së çështjes së Kosovës është e madhe dhe po të kemi parasysh se të njëjtat opsione kanë qenë në pushtet në vitet nëntëdhjetë, sigurisht që mund të flasim edhe për përgjegjësi historike.
Natyrisht, e kam parasysh se përgjegjësinë më të madhe historike e kanë ata që kanë mundur të vendosin për këtë çështje para viteve 1990, e sidomos para Kushtetutës së vitit 1974. Gjatë viteve 1990 Serbia e humbi Kosovën në luftë, dhe është absurde që e ka humbur në dekadën e fundit dhe në paqe”.