Tahiri: Maqedonia është një vend me 2 milionë banorë ku ka 28 fakultete juridike

0

Komunikologu Sefer Tahiri, i ftuar në emisionin “Programi 200” në Alsat, tha se në dekadën e fundit politika ka gjetur formulën më të lehtë për t’u animuar votuesi.

Sipas Tahirit, politika është marrë me çështjen e NATO-s, me marrëdhëniet ndëretnike me ngjarjet e Kumanovës dhe energjia është harxhuar me këto çështje, pa lënë energji për analiza të problemeve të tjera si për shembull përse në Maqedoni duhet të ketë 28 fakultete juridike./Alsat