Tahiri: Ndahemi me letra me Serbinë, planin evropian e legjitimon vula e Kuvendit

Picture of Iliria News Agency
Iliria News Agency

12/03/2023

Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Besnik Tahiri thotë se Kosova dhe Serbia “ndahen me letra” përmes planit të Bashkimit Evropian për dialogun.

Duke shprehur mbështetjen ndaj marrëveshjes së dakorduar në parim mes Kosovës dhe Serbisë, Tahiri thekson se përmes së njëjtës fitohet edhe njohja ndërkombëtare për Kosovën.

Megjithatë, ai thekson se duhet pasur kujdes në zbatimin e udhërrëfyesit të këtij plani, pasi “djalli fshihet në detaje”. Në anën tjetër, ai kërkon edhe konsensus ndërpartiak për planin e BE-së pasi, siç thotë, vula e Kuvendit e legjitimon atë.

Shefi i deputetëve të AAK-së, thotë se porositë e faktorit ndërkombëtar, në krye me Shtetet e Bashkuara të Amerikës për këtë marrëveshje janë shumë të qarta, andaj duhet pasur kujdes të madh se si trajtohet.

“Porositë e faktorit ndërkombëtar, në krye me ShBA-në, janë shumë të qarta për Kosovën. Është porosia e parë që Kosova dhe Serbia duhet njëherë e përgjithmonë të ndahen, njëfarë forme të ndahen me letra. Ndarja me letra mes Kosovës dhe Serbisë është marrëveshja evropiane dhe amerikane. Ndaj kësaj marrëveshje duhet të jemi shumë serioz. Padyshim se secili qytetarë i Kosovës kur flet për një ndarje ndërmjet Kosovës dhe Serbisë ka dilema, pasi kemi të bëjmë me një armik të përbetuar tash e me shekuj. Mirëpo nëse e shohim marrëveshjen me një vështrim kritik, ka elemente, ku thotë se neni 10 se gjitha marrëveshjet duhet të hynë në zbatim, por ne fatmirësisht për Asociacionin e kemi një vendim të Gjykatës Kushtetuese. Por për çështje të tjera kanë të bëjnë me detyrimin që ia bënë bashkësia ndërkombëtare Serbisë që me pas njohje ndërkombëtare ndaj Kosovës”, deklaron Tahiri për KP.

Tahiri kërkon që institucionet e Kosovës mos t’i frikësohen këtij plani, pasi thotë se kur lexohet i njëjti nuk figuron në veçanti Asociacioni i komunave me shumicë serbe, por zbatimi në tërësi i gjithë marrëveshjeve të kaluara të Brukselit, ku ka marrëveshje të favorshme për Kosovën që nuk po zbatohen.

Ai thekson se në bazë të qëndrimeve që kanë marrë nga aleatët e Kosovës, integriteti territorial, sovraniteti dhe kushtetushmëria nuk do të preken në këtë ujdi.

Megjithatë, Tahiri kërkon nga kryeministri Kurti të ketë kujdes se si e trajton këtë marrëveshje dhe mos të dëmtojë Kosovën, pasi deklaron se i njëjti shpeshëherë ka pasur qasje të gabuar.

Në anën tjetër, Tahiri përmend nevojën për bashkërendim të të gjithë spektrit politik për dialogun.

Ai thotë se vetëm vula e Kuvendit do ta legjitimonte marrëveshjen me Serbinë.

Takimi i radhës i nivelit të lartë të dialogut Kosovë-Serbi do të mbahet më 18 mars në Ohër të Maqedonisë së Veriut. Kryeministri, Albin Kurti, dhe presidenti serb, Aleksandër Vuçiq, pritet të diskutojnë për planin e Bashkimit Evropian për dialogun dhe udhërrëfyesin e zbatimit të tij.

Për të përgatitur këtë takim dhe për të diskutuar për zbatimin e tij, gjatë kësaj jave qëndroi në Kosovë, emisari i BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak.

TË FUNDIT
5 orë
Shërbimi Sekret Amerikan: Trump është i sigurt. Nisin hetimet
5 orë
Incidenti në Pensilvani ku u plagos ish-Presidenti Trump, dyshohet për një të vdekur
5 orë
Krisma armësh në tubimin e Trump, largohet i gjakosur nga skena (VIDEO)
8 orë
Çka vendosi BDI në Gostivar, flet Arbër Ademi
11 orë
Fetai: E shndërruan shtetin në kazino me qiell të hapur

ME TE LEXUARA

16 orë
Fari Hiseni nga LD: BDI në foltore e paraqet veten si shqiponjë, ndërsa në negociata bëhet një kanarinë
14 orë
Dorëhiqet drejtoresha e Akademisë për Gjykatës dhe Prokurorë, shkak presioni politik
15 orë
Një serbe e plagosur në autostradën Negotinë-Demir Kapi, ishte përleshur fizikisht me bashkëshortin e saj në makinë
13 orë
Tetova më në fund sheh dritë në fund të tunelit, qytetarët thurrin elozhe për Bilall Kasamin
15 orë
Një foshnje e braktisur në sheshin e Velesit, kalimtari i rastit e dërgoi në spital
11 orë
Fetai: E shndërruan shtetin në kazino me qiell të hapur

LEXO MË SHUMË

trump-6-1

Shërbimi Sekret Amerikan: Trump është i sigurt. Nisin hetimet

IMG_4336

Incidenti në Pensilvani ku u plagos ish-Presidenti Trump, dyshohet për një të vdekur

IMG_4335

Krisma armësh në tubimin e Trump, largohet i gjakosur nga skena (VIDEO)

ali ahmeti

Çka vendosi BDI në Gostivar, flet Arbër Ademi

Arben Fetai Qeveri

Fetai: E shndërruan shtetin në kazino me qiell të hapur

63cca913-aa66-4fdf-a82b-8dc41175a33c

Tetova më në fund sheh dritë në fund të tunelit, qytetarët thurrin elozhe për Bilall Kasamin

natasha gaber

Dorëhiqet drejtoresha e Akademisë për Gjykatës dhe Prokurorë, shkak presioni politik

kameramedia

Sindikata e Gazetarëve të RMV-së: Ndalini konferencat për media në ambient të hapur në mes të valës së të nxehtit

Tabanoc kufi

Rritet fluksi i hyrje-daljeve në Tabanoc

INFO

NA NDIQ