Tajfuni Mangkhut mbërrin në Kinë, 111 të plagosur në Hong Kong

0

Erërat e tajfunit Mangkhut janë spostuar në brigjet jugore të Kinës, ku më shumë se 100 persona mbetën të plagosur në Hong Kong për shkak të dëmeve që ndodhën në gratacelat e metropolit.

Në Hong Kong, ku erërat kanë arritur shpejtësinë 117km/orë –raporton Bbc- autoritetet kanë dhënë urdhër që banorët të qëndrojnë në shtëpitë e tyre. Deri tani sipas autoriteteve janë 111 të plagosur, ndërsa niveli i ujit është rritur me 3.5 metra. Ndër të tjera aeroporti ndërkombëtar i Hong Kong ka anuluar 800 fluturime, duke krijuar probleme për rreth 100.000 pasagjerët. Për herë të parë në histori autoritetet kanë urdhëruar mbylljen e të gjitha kazinove.

Bilanci i viktimave në Filipine ka shkuar në 35, shumica për shkak të rrëshqitjes së dherave në veri.
Ndërkohë të paktën 40 minatorë floriri kanë mbetur të varrosur në një minierë, për shkak të baltës.

Vetëm trupat e shtatë personave janë nxjerrë prej andej.

Qeveritë e Kinës dhe Filipineve kanë vendosur një marrëveshje të përbashkët për të anuluar një vizitë të ministrit të Jashtëm kinez Wang Yi, i parashikuar për sot.

Komentet

komentet