Takim i kryetarit të Komunës së Tuzit me komunitetin shqiptar në New York (FOTO)

Iliria News Agency
Iliria News Agency

06/02/2023

Vetëm katër javë më parë se të mbahen zgjedhjet lokale në Komunën e Tuzit-Mal të zi, shtunën më datën 4 shkurt në sallën e Restorantit “Tesoro Ditalia” u mbajt një takim politik, parazgjedhor e Kryetarin e Komunes se Tuzit, z. Nik Gjeloshaj – takim ky në të cilin morën pjesë dhjetra vetë, kryesisht malësorë nga Malësia.

Takimin me diasporen shqiptare ne New York e moderojë Dritan Sinishataj, ndërsa folën: Senad Lulanaj, aktivist ne diaspore, Shaqir Gjokaj, Kryetar i “Shoqates Malesia e Madhe”, Kole Cacaj Kryetar i Fondit Humanitar Trieshi, Gjeke Gjonlekaj Publicist, Xheladin Zeneli ish deputet shqiptar dhe tani aktivist ne diaspore, Kiko Çelaj aktivist,Ilir Çunmulaj aktivist, Zef Ujkaj aktivist,Nikolle Junçaj aktivist,Mark Gjonaj Kryetar i Këshillit Kombëtar të Diasporës.

Moderatori i këtij takimi parazgjedhor na tha se të gjithe folesit dhan mesazhin e perkrahjes se ketij Forumi si e vetmja alternative qe garanton vazhdimin e zhvillimit te Malesise.

Ai tha se interesimi i malësorve për këtë takim politik ishte i madh, aqsa edhe salla me rreth 200 vende ishte e mbushur plot me perkrahes te Forumit Shqiptare.

Nike Gjeloshaj kryetar i Komunes se Tuzit beri thirrje qe diaspora duhet te vij ne numer sa me te madh ne menyre qe te bahen ne vazhdimesi pjese e proceseve politike ne vendlindjen e tyre.

Siç dihet Kryetari i Komunes javën e kaluar ka qene i ftuar ne lutjet e mengjesit ne Washington, ku thuhet se gjate dy diteve ne Washington ai ka bere takime me disa senator dhe kongresiste.

Nike Gjeloshaj kryetar i Komunes se Tuzit të premten me daten 3 shkurt ishte në takim ne Michigan me diasporen shqiptare./Beqir Sina/INA

https://www.facebook.com/NikGjeloshaj.alb/posts/725048402341008

TË FUNDIT

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

treni

Me tren falas për në Evropë, BE dhuron 35 mijë bileta për të rinjtë

IMG_1227

Shqiptarët mbeten pa deputet në Kroaci, Ermina Lekaj Prljaskaj nuk siguroi votat e duhura

zvicra

Zvicra, vendi më tërheqës për të bërë biznes

aksident gjermani kamion

Aksident i rëndë në Gjermani, shoferi i kamionit nga Maqedonia

policia kroaci kroate

​Shqiptarja që fshehu aksidentin me dy të vdekur në Kroaci (FOTO)

Accident or crime scene cordon tape, police line do not cross. It is nighttime, emergency lights of police cars flashing blue, red and white in the background

Atentat shqiptarit në Spanjë, 33-vjeçari qëllohet me 5 plumba në një qendër tregtare – zbardhen detaje nga ngjarja e rëndë

flamur-nju-jork

SHBA/ Më 19 maj në New York mbahet panairi i tretë “Gjergj Kastrioti Skënderbeu”

valle mergimtar flamuri kuq e zi diaspora

Po vazhdon regjistrimi online i Diasporës, përmes eDiaspora

policia gjermane gjermani

Shqiptari (23) arratiset nga policia gjermane me 200 km/h

INFO

NA NDIQ