Takim i Redaksisë së Posaçme të Enciklopedisë Shqiptare të Maqedonisë së Veriut me kryetarin e Akademisë së Shkencave të Shqipërisë

ina-online
ina-online

29/10/2023

Sot në Shkup qëndroi kryetari i Akademisë së Shkencave të Shqipërisë, akademik Skender Gjinushi. Me këtë rast, meqë Maqedonia e Veriut në këtë projekt mbulohet nga Akademia e Shkencave të Shqipërisë, ai realizoi një takim edhe me Redaksinë e Posaçme të Enciklopedisë Shqiptare të Maqedonisë së Veriut.

Gjatë këtij takimi, redaktori përgjegjës i Redaksisë së Posaçme të Enciklopedisë Shqiptare, prof. dr. Aziz Pollozhani, e informoi kryetarin e ASHSH-së për punën e deritanishme në konsolidimin dhe ekipimin e Redaksisë së Posaçme, si dhe për zbatimin e detyrave që tashmë janë paravendosur.

Akademik Skender Gjinushi, nga ana e tij, duke shprehur inkurajim për punën e redaksisë së Maqedonisë së Veriut, foli në përgjithësi për projektin e Enciklopedisë Shqiptare, kjo si një mundësi e rrallë e përfshirjes së gjithë kapacitetit shkencor të kombit në hartimin e një enciklopedie deri tash të munguar. Ai i përgëzoi anëtarët e redaksisë së ESH-së të Maqedonisë së Veriut, i falënderoi për angazhimin dhe uroi që ky bashkëpunim të jetë i frytshëm.

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

Ministria-Arsimit

MASH: Me pakon e re antikrizë mbështetje prej 16.3 milionë euro për nxënësit dhe studentët deri në fund të vitit shkollor

Screenshot_2023-11-29-11-02-45-255_com.facebook.katana-edit

AKTORI DHE REGJISORI I FILMAVE UESTERN NGA POROJ I TETOVËS

parada tirane

Kush është personi që imitoi Skënderbeun në Paradën e 111 vjetorit të Pavarësisë? (VIDEO)

Erald Kapri

Kush e financoi shpalljen e pavarësisë? Flet historiani i njohur shqiptar (VIDEO)

frank-shkreli

Në Ditën e Pavarësisë Kombëtare, 2023 Dokumenta të Agimit të Lirisë: “Memorandumi i shqiptarëvet që kanë dalur maleve”

asham-akademia

Zhivko Popov kryetar i ri i ASHAM-it

universiteti-i-tetoves-UT

Rektori i UT-së, Zejneli u takua me profesorin e Universitetit të Oksfordit, Xhejms Petifer (FOTO)

asham-akademia

Akademia e Shkencave dhe Arteve Maqedonase për herë të parë zgjodhi një nënkryetar shqiptar (FOTO)

UT-universiteti-i-tetoves

Në Universitetin e Tetovës u promovua libri “Letërsia popullore dhe personaliteti”

INFO

NA NDIQ