Në prag të përfundimit të vitit shkollor 2022/2023, të mësimit shqip në Zvicër sot në mjediset e Ambasadës së Shqipërisë u organizua një takim pune me Kryesinë e “Shkollën Shqipe” në Zvicër, të përbërë nga profesor z.Vaxhid Sejdiu, mësueset, znj.Lumnije Klinaku, znj.Anita Duriçi, znj.Leonora Zoto dhe arkëtare znj.Iba Bulica.
Në këtë takim u analizuan dhe diskutuan arritjet për këtë vit shkollor, problematikat e hasura si dhe planet për vitin e ri shkollor. Me këtë rast, Ambasadori Ilir Gjoni, i përcolli Kryesisë, urimet dhe përgëzimet më të sinqerta duke vlerësuar punën mbresëlënëse të secilit prej mësimdhënësve e po ashtu dhe prindërve si dhe gjithë aktorëve të tjerë që kanë kontribuar e kontribuojnë në masivizimin e mësimit shqip në Zvicër.
Përpjekja dhe përhapja për mësimin e gjuhës shqipe të fëmijëve shqiptarë në Zvicër është një mision fisnik dhe një nga fokuset kryesore të punës së Ambasadës së Shqipërisë në Zvicër.