Takim Osmani – Escobar, në fokus situata në Ballkanin Perëndimor

Picture of INA
INA

08/07/2023

Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani sot u takua me Gabriel Escobarin, Zëvendësndihmës Sekretar i Shtetit për Çështjet Europiane dhe Euroaziatike dhe Përfaqësues Special i ShBA-së për Ballkanin Perëndimor, njoftojnë nga MPJ.

Në fokus të bisedimeve, siç thuhet, ka qenë situata aktuale në Ballkanin Perëndimor, gjatë së cilës Osmani e ka informuar përfaqësuesin e lartë amerikan për Planin 9-pikësh për deeskalimin e tensioneve ndërmjet Serbisë dhe Kosovës, të cilin, siç përcjell KlanM, e ka iniciuar në cilësinë e Kryesuesit të OSBE-së.

“Procesi i zgjerimit të Bashkimit Europian paraqet çështje sigurie dhe për këtë arsye përshpejtimi i proceseve eurointegruese të vendeve të Ballkanit Perëndimor është i një rëndësie kyçe për ruajtjen e stabilitetit në rajonin tonë, por edhe në Europë si tërësi. E vlerësojmë lart mbështetjen e vazhdueshme të ShBA-së në atë drejtim, që është interes i përbashkët strategjik, por edhe garanci për kufizimin e ndikimit të palëve të treta”, theksoi Osmani.

Në takim, siç njoftojnë nga MPJ, është diskutuar edhe për zhvillimin e marrëdhënieve dypalëshe në kuadër të Dialogut Strategjik, si dhe për mbështetjen e përgjithshme për forcimin e institucioneve demokratike, përparimin në sundimin e së drejtës dhe luftën kundër korrupsionit.

Në margjinat e Forumit të Dubrovnikut 2023, Osmani ka zhvilluar takim me Kryetaren e Bankës Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim, Odil Renaud-Baso, ndërsa do të zhvillojë takime të veçanta edhe me Zëvendëskryeministren dhe Ministren e Punëve të Jashtme të Republikës së Bullgarisë, Marija Gabriel, dhe me Ministrin e Punëve të Jashtme të Republikës së Armenisë, Ararat Mizorjan.

TË FUNDIT
19 minuta
Aksion nga Dogana e Maqedonisë: Sekuestrohen fustane, motoçikleta e cigare
22 minuta
Qeni ngordhi nga i nxehti pasi polici e harroi në veturë!
26 minuta
Kush do të financojë stadiumin e Tetovës? Kasami shpreson në ndihmën e Qeverisë
28 minuta
Përmendën padinë ndaj Drin Ahmetit, Bexheti porosi VMRO-së: Nuk na frikësoni
29 minuta
Prej nesër fillon ulja e temperaturave, pritet shi i rrëmbyeshëm dhe bubullima

ME TE LEXUARA

7 orë
VLEN: Kandidatët për zv.ministra përfaqësojnë dinjitet dhe profesionalizëm
1 ditë
Aksion për pagesën e borxheve të ujit pa llogaritje të interesit deri më 31 korrik
3 orë
“Me mur të gjallë’ do ta mbrojmë tokën”/ Banorët e Koliçanit të Poshtëm të vendosur, nuk lejojnë vendosjen e fotovoltaikëve
22 orë
Themelohet organ i përbashkët i koalicionit VLEN
19 minuta
Aksion nga Dogana e Maqedonisë: Sekuestrohen fustane, motoçikleta e cigare

LEXO MË SHUMË

63966BD2-B758-4ED5-9370-0599EA2B88F0

Aksion nga Dogana e Maqedonisë: Sekuestrohen fustane, motoçikleta e cigare

policia

Qeni ngordhi nga i nxehti pasi polici e harroi në veturë!

stadiumi tetoves

Kush do të financojë stadiumin e Tetovës? Kasami shpreson në ndihmën e Qeverisë

blerim bexheti

Përmendën padinë ndaj Drin Ahmetit, Bexheti porosi VMRO-së: Nuk na frikësoni

moti shiu

Prej nesër fillon ulja e temperaturave, pritet shi i rrëmbyeshëm dhe bubullima

arben taravari

Taravari – Melsom: Thellimi i bashkëpunimit në shëndetësi

bilall kasami asim izairi

Dr. Asim Izairi bëhet pjesë e Lëvizjes BESA?!

bia-serbe

Serbia arreston tre spiunë të Maqedonisë së Veriut

kredite denar

Paga mesatare në muajin maj 41.252 denarë

INFO

NA NDIQ