Takimi Ahmeti-Taravari, çka u bisedua, flasin liderët e dy partive

ina-online
ina-online

18/12/2023

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari ka pritur në takim në Gostivar, kryetarin e BDI-së, Ali Ahmetin.

Siç mësohet, temë e diskutimit të takimit ka qenë bashkëpunimi i mundshëm i dy partive politike shqiptare, të cilat janë pjesë e Qeverisë.

Kreu i Bashkimit Demokratik për Integrim Ali Ahmeti, pas përfundimit të takimit me kryetarin e Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari, tha se të gjitha opsionet për një bashkëpunim të mundshëm në zgjedhje janë të hapura, por vendimi do të merret nga organet partiake.

“Kemi biseduar, por opsionet janë të hapura. Bisedë tepër miqësore. Do të vazhdojmë. Do të takohemi përsëri. I shofim dhe i bisedojmë opsionet. Do t’i bisedojmë vizionet, zhvillimet dhe në sajë të zhvillimeve që do të jepen në organet drejtuese në partitë tona, ne do të marrim edhe vendimet se si dhe për cilin opsion do të përcaktohemi”, deklaroi Ahmeti.

Kreu i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari, tha se për ASH-në është shumë e rëndë dalja bashkë në zgjedhje me BDI-në.

“Po, një prej opsioneve të cilën e kemi si vendim të kryesisë së partisë është që ASH-ja të del vet në zgjedhje. Për Aleancën është shumë e rëndë të del me BDI-në por do t’i shqyrtojmë përsëri vendimet e organeve partiake patjetër të respektohen”, u shpreh Taravari.(INA)

TË FUNDIT

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

ziadin sela

Sela për Kurtin: I kam dalë borxh!/ Kam dhënë kontribut modest që ai të jetë sot kryeministër

bota ruse harta

Ushtarët rus në Ukrainë bëjnë fotografi me një hartë që tregon edhe Ballkanin

Screenshot_2024-02-29-20-47-04-453_com.facebook.katana-edit

Dr. Ilir Vela i bashkangjitet Aleancës për Shqiptarët

tv-media-radiodifuzion

Ja lista e mediave nga KSHZ që do të ndjekin fushatën reklamuese të zgjedhjeve

zgjedhje maqedoni

Partitë për zgjedhje do të reklamohen në 249 portale, 37 televizione dhe 35 radio

asdren shkupi besa

Kasami prezanton aderimin e radhës në BESA

instituti-arben-xhaferi

(VIDEO) Instituti “Arben Xhaferi” instalon barometrin e përfaqësimit të drejtë

ahmeti zaev kovacevski

BDI a e mashtroi LSDM-në për “Frontin Europian”? (VIDEO)

talat xhaferi edi rama

Xhaferi: Plani i rritjes kyçe për anëtarësimin e përshpejtuar në BE

INFO

NA NDIQ