Takimi Dimitrov-Cakaj: Metodologjia e re mundëson negociata më dinamike

0

Nikolla Dimitrov, zv.kryeministri i Maqedonisë së Veriut sot u takua me ministrin e punëve të jashtme të Shqipërisë, Gent Cakaj.

“Metodologjia e re e aderimit mundëson një proces negocimi më dinamik dhe thelbësor. Qëllimi ynë është që atë ta shfrytëzojmë plotësisht”, deklaroi Dimitrov.

Qeveria e RMV-së raportojnë se biseda ndërmjet bashkëbiseduesve ishte e përqendruar në kornizën negociuese dhe mundësitë e të dy vendeve, duke theksuar edhe bashkëpunimin ndërkufitar.

“Bashkëbiseduesit ranë dakord që edhe në periudhën e ardhshme të dy vendet do të vazhdojnë të forcojnë marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë, bashkëpunimin brenda nismave rajonale, si një nga parakushtet kryesore për stabilitetin e qëndrueshëm dhe prosperitetin ekonomik të të gjithë rajonit.”, raportojnë nga kabineti qeveritar.