Takimi dyditor i ministrave të mbrojtjes të NATO-s

Iliria News Agency
Iliria News Agency

14 Shkurt, 2023

Ministrat e Mbrojtjes të vendeve anëtare të NATO-s takohen sot dhe nesër në Bruksel. Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg deklaroi dje në Bruksel se pret që në këtë takim të diskutohet çështja e furnizimit të Ukrainës me avionë luftarakë.

Stoltenberg theksoi gjithashtu se vendet e NATO-s që do të furnizojnë Ukrainën me avionë luftarakë nuk do ta bëjnë NATO-n pjesë të konfliktit.

Rusia, sipas Ukrainës, po planifikon një ofensivë të re të madhe dhe kështu Kievi po kërkon avionë luftarakë dhe raketa me rreze të gjatë veprimi për të kundërshtuar ofensivën dhe për të rimarrë territorin e humbur.

Aleanca pritet gjithashtu t’u kërkojë anëtarëve të saj të rrisin rezervat e municioneve, të cilat janë varfëruar rëndë nga lufta në Ukrainë, pasi aleatët përpiqen të armatosin Kievin dhe të forcojnë ushtritë e tyre një vit pasi filloi pushtimi rus i Ukrainës.

Edhe para pushtimit të Ukrainës nga Rusia, shumë vende të NATO-s nuk arritën të përmbushnin objektivat e rezervave të aleancës, pasi zyrtarët i konsideronin luftërat që përfshinin beteja artilerie në shkallë të gjerë një gjë të së kaluarës.

Megjithatë, ritmi i dërgesave në Ukrainë, ku trupat ukrainase qëllojnë deri në 10,000 predha artilerie në ditë, ka varfëruar furnizimet perëndimore dhe ka ekspozuar mangësitë në efikasitetin dhe shpejtësinë e zinxhirëve të furnizimit.

“Nëse Evropa lufton kundër Rusisë, disa vendeve do t’i mbarojnë municionet brenda pak ditësh”, tha një diplomat evropian. NATO sapo ka përfunduar një studim urgjent të rezervave të mbetura të municioneve, tha një zyrtar i NATO-s, duke folur në kushte anonimiteti. (INA)

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

arjanit-hoxha2

Hoxha akzon Mickoskin për diskurs shqiptarofob

tabanoc

Makina me targa serbe përfshihet nga flakët në Tabanoc

mexhiti-grupi-zjarrit

Edhe fraksioni i BDI-së festë paralele për 21 vjetorin

Screenshot_2023-06-03-18-00-33-680-edit_com.android.chrome

Sveçla: Përpjekjet për destabilizimin e Kosovës nuk kalojnë, Serbia e Rusia nuk kalojnë

Rama-kurti

Rama falënderon BE-në që po i bën presion Kosovës për zgjidhjen e situatës në veri

IMG_1833

Doli i veshur me bluzë të NATO-s, Gashi reagon ndaj Haradinajt – e kritikon ashpër në këtë pjesë

messi

Messi njofton largimin e tij nga PSG

IMG_1832

Shqiptarja 46-vjeçare bën namin, vjedh 3 milionë euro

ahmeti grubi

Vizita tek babai i Hashim Thaçit në Brojë, Limani akuza Ahmetit dhe Grubit

INFO

NA NDIQ