Takimi i ftohtë me prindërit e Gjestit, Olta: Egli nuk e meritonte, do të lodhet më shumë…

Picture of Ina Online
Ina Online

24/04/2025

E ftuar në “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën, ka qenë Olta Sheta, për të diskutuar mbi disa nga ngjarjet më të bujshme që ndodhën gjatë finales së madhe të “Big Brother VIP 4”.

Shumë është komentuar takimi i Eglit me prindërit e Gjestit në fund të finales, ku u duk se mamaja e tij e priti shumë ftohtë. Si e pe ti këtë?

“Edhe unë e pashë, pashë një ftohtësi shumë të madhe. Të paktën duhet të kishte reaguar ndryshe, sepse ata janë banorë që kanë ndenjur tre muaj bashkë, sido që mund të ketë qenë ajo marrëdhënie për lojë, që unë kam insistuar gjithmonë që është në kuadër të lojës. Të paktën një respekt duhet të ishte treguar, një ngrohtësi, sepse mami i Gjestit është femër dhe femra-femrës ia di më mirë. Jo aq ftohtësi. Unë mendoj se Egli nuk e mori Gjestin dhe e futi në xhep dhe mami i tij nuk do e shikonte më. Gjestin atje e ka, atje do ta ketë gjithë jetën, sido që të jetë, si me Eglin, si pa Eglin, është fëmija i saj”.

-Advertisement-
“Nuk i kuptoj këto marrëdhëniet që bëhen kaq transparente, që tregojnë që ‘nuk të dua’, duke ditur që po xhirohej dhe janë para kamerave. Dakord nuk jam as për të bërë atë rolin fals, por unë mendoj që Egli deri në këtë pikë nuk e meritonte. Egli është një vajzë e zgjuar, unë mendoj se këto gjërat nuk i anashkalon, e shoh intuitën e saj. Mendoj që Egli do të ketë një tërheqje. Mendoj që Egli do të lodhet më shumë jashtë shtëpisë, se sa është lodhur brenda shtëpisë. Ka kohë që t’i shohë gjërat jo më në kuadrin e kamerave, por mendoj që do lodhet më shumë jashtë dhe kjo lodhje do e tejkalojë masën dhe mendoj që Egli do të tërhiqet. U lodhe tre muaj brenda, kështu që nuk mund të përballojë edhe tre muaj jashtë.

Nëse flasim që do të kenë interesa të përbashkët, ose Egli do të ketë interes… Kemi verën para, kemi koncertet jashtë. Gjesti do të bëjë një këngë dhe normalisht do të ftohet nëpër koncerte, sepse njerëzit e duan. Ky është thjesht një kalkulim. Gjithashtu dhe Egli do të dojë të bëjë një bashkëpunim me Gjestin, për të kapur koncertet”. /TAR/

TË FUNDIT

Shkodra Elektronike shkëlqen në Eurovision, renditet e 8-ta, Austria fituese

Gjestit po i mungon Egli Tako

VIDEO/Gjesti akoma në lidhje me Eglin, me këtë këngë e përshëndet

31 të rinj nisin kursin e gjuhës shqipe në Sanxhak, Nuraj jep lajmin

Shkëndija, kampione për herë të pestë – Tetova në festë

Mexhiti: Angazhimi politik pa ideal është oportunizëm…

ME TE LEXUARA

1

LEXO MË SHUMË