Takimi i ftuar nga Rama/ Jonuzi: Të zgjedhësh VMRO-DPMNE-në para kryeministrit shqiptar, papjekuri politike e Kasamit!

Picture of designer@fetishimedia.ch

09/01/2023

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama u ka dërguar ftesë për një takim liderëve të partive shqiptare. Lëvizja BESA e Bilall Kasamit ka refuzuar pjesmarrjen e saj me arsyetimin se nuk ulet në një tryez me liderin e BDI-së Ali Ahmeti.

Gazetari dhe njohësi i situatës në bllokun politik shqiptar, Destan Ionuzi, për “Fokus” ka deklaruar se ky qëndrim i BESA-s dëshmon papjekuri politike.

“Jemi dëshmitarë se Kasami është ulur në tavolinë me Ali Ahmetin në shumë takime të thirrura nga Zoran Zaev dhe liderë të tjerë në të kaluarën. Refuzimi i takimit të Tiranës nga ana e tyre tregon se ai tashmë ka zgjedhur partnerët e tij strategjikë dhe po ndjek kursin e tyre politik, kursin e VMRO-DPMNE-së dhe të së Majtës, që në një mënyrë apo tjetër, pengon procesin e integrimit evropian. Ndaj jam i mendimit që Kasami sa më parë të reflektojë dhe mbi të gjitha të ketë parasysh përcaktimin strategjik të vendit, për të mos qenë bisht i atyre forcave që kanë interesa të ndryshme, për të mos vënë në dyshim kursin properëndimor të vendit”, deklaroi Jonuzi.

Sipas tij, çdo iniciativë që synon gjetjen e zgjidhjeve për problemet që janë në interes të qytetarëve është e mirëseardhur dhe e dobishme.

Jonuzi beson se në bllokun e partive politike të shqiptarëve nuk ka dallime sa i përket rrugës euroatlantike të shtetit, por disa parti, siç është rasti i Lëvizjes BESA, i kushtëzojnë ndryshimet kushtetuese me zgjedhje të parakohshme parlamentare dhe për këtë arsye, takimi në Tiranë është në frymën e dialogut dhe të gjetjes së një kompromisi të bllokut politik të shqiptarëve, që të mos bëhet pengesë në asnjë fazë të ecurisë së vendit drejt BE-së.

TË FUNDIT

Arben Fetai reagon pas vendimit të deputetes Mimoza Musa për të qëndruar në VLEN

Aksident i rëndë në Shkup, humbin jetën dy persona

Taravari: Në vitin 2024 thamë që do e sjellim ndryshimin, por tash nuk mund të themi me krenari që kemi sjellur ndryshim

Taravari: Populli zgjedh Aleancën për Shqiptarët! Shihemi në Tetor!

Shkyçja e numrit në rritje të qytetarëve nga ngrohja qendrore, do të ketë pasoja

“Higjiena Komunale”: Komuna e Çairit na ka borxh 7 milionë denarë

ME TE LEXUARA

1

LEXO MË SHUMË