Takimi i liderëve: Kovaçevski thërret seanca urgjente të kryesisë së LSDM-së

INA
INA

08/06/2023

Kryeministri dhe lideri i LSDM-së, Dimitar Kovaçevski, për nesër në mesditë ka thirrur seanca urgjente të Këshillit Ekzekutiv dhe Qendror të partisë, bëjnë të ditur burime nga socialdemokratët, percjell KlanM.

Takimet e udhëheqësisë partiake vijnë pas takimit të djeshëm të liderëve Kovaçevski – Mickoski, ku të dy lanë mundësinë për vazhdimin e dialogut.

Pritet që tema e mbledhjes së nesërme të trupave të më larta të LSDM-së, sic percjell KlanM, të jenë mënyra dhe forma se si do të zhvillohen bisedimet e mëtejshme me VMRO-DPMNE-në.

Dje Kovaçevski vlerësoi se partia më e madhe opozitare ka ndryshuar qëndrimin dhe se tani nuk është kundër ndryshimeve kushtetuese.

Siç konfirmuan ai dhe Mickoski, në takim janë diksutuar disa propozime.

Kryeministri, sic njofton KlanM, fillimisht doli me qëndrimin që bashkërisht të votohen ndryshimet kushtetuese dhe pas përfundimit të procesit të shkohet në zgjedhje, por dha e edhe propozimin shtesë për hyrje të VMRO-DPMNE-së në Qeveri.

Mickoski, sic njofton KlanM, u përgjigj se është gati të merr pjesë në qeverinë e përbashkët me LSDM-në, por kërkoi që pjesë e saj të mos jetë BDI-ja, kurse ndryshimet kushtetuese të vlejnë nga momenti kur do të nis ratifikimin i marrëveshjes aderuese për anëtarësim të vendit në BE. /KlanMacedonia/

TË FUNDIT

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

SKANDAL

Petrova: Fatmir Besimi në mënyrë të paligjshme ka nënshkruar pëlqime për 3000 punësime në institucionet shtetërore

SHOLZ

Jonuzi: Pas Albin Kurtit edhe Scholz përzihet në punët e brendshme të Maqedonisë!

Drashkoviq-696x383

Drashkoviq: Me gënjeshtra, shteti serb nxiti urrejtje dhe histeri anti-shqiptare

Albin Kurti Adem Demaci

Pse mungoi Albin Kurti në tubimin e VLEN-it në Berlin?

stevo pendarovski

Pendarovski: Oferta e Mickoskit për koalicion është shenjë dobësie

gashi

Gashi: Jemi në proces për ta bërë ndryshimin historik në Maqedoninë e Veriut

stevo pendarovski

Pendarovski: Ne nuk kemi nevojë të bëjmë një Kushtetutë të re

MEXHITI

Izet Mexhiti nga Berlini: Mërgata mposhti Jugosllavinë, andaj do ta mposhtë edhe BDI-në

IMG_1316

Albulena Haxhiu: Koalicioni VLEN e ka mbështetjen e parezervë të Albin Kurtit dhe Vetëvendosjes

INFO

NA NDIQ