Takimi i liderëve të hënën, ja agjenda

Picture of ina-online
ina-online

30/11/2023

Takimi i paralajmëruar i liderëve të Maqedonisë së Veriut do të zhvillohet të hënën në orën 12:00. Kështu njoftuan përmes një komunikate për media nga LSDM-ja, të cilët ironizojnë se kjo do t’ia prishë agjendën kreut të VMRO-së Hristijan Mickoski, transmeton Portalb.mk.

“Na vjen keq që do të na duhet t’ia prishim agjendën Hristijan Mickoskit, i cili duket, siç konfirmojnë nga DPMNE-ja e tij, punon vetëm dy orë gjatë ditës, nga ora 09-11. Mbledhja e datës 4 dhjetor 2023 do të mbahet të hënën në orën 12.00”, konfirmuan nga LSDM-ja.

Se takimi i kryeministrit me liderët e partive parlamentare për datën e zgjedhjeve, do të mbahet në Kuvend në dhjetor, e paralajmëroi më 23 nëntor vetë lideri i LSDM-së në pushtet, Dimitar Kovaçevski.

Në takim duhet të bisedohet për datën e mbajtjes së zgjedhjeve presidenciale dhe parlamentare në vitin 2024 dhe do të jetë në nivel liderësh në formatin që ishte në takimin e kaluar të liderëve të partive parlamentare,.

“Zgjedhjet do të jenë në terminin e rregullt edhe ato presidenciale edhe ato parlamentare, ndërsa saktë kur do të mbahen varet nga afatet dhe për këtë unë thash se maji ofron mundësi për mbajtje edhe të zgjedhjeve presidenciale edhe të atyre parlamentare. Atë e konfirmuan edhe një sërë liderësh tjerë të partive dhe kryetari i Kuvendit, i cili kujdeset për afatet dhe për këtë kur të përfundojë ai takim në përputhje me qëndrimet e të gjitha partive politike, sepse ai vendim miratohet me konsensus të gjerë politik ai vendim do të mund të kumtohet”, tha Kovaçevski.

Ai tha se, nuk ka disponim te të gjitha partitë politike për shfuqizim të qeverisë teknike, duke pasur parasysh afatin e shkurtër deri në zgjedhje.

Ndryshe, nga dita e shpalljes së zgjedhjeve deri në ditën e votimit duhet të kalojnë jo më pak se 70 ditë dhe jo më shumë se 90 ditë. Nëse janë më 24 prill në raundin e parë dhe 8 maj për raundin e dytë, atëherë shpallja e zgjedhjeve do të duhet të jetë më 27 shkurt, që siguron të paktën 70 ditë deri në zgjedhje.

TË FUNDIT
19 minuta
Deputetja e LSDM-së dorëzon ankesë kundër Afrim Gashit: Betimin e lexoi fillimisht në gjuhën shqipe
24 minuta
Visar Ademi: Mickoskin nuk e shoh si kozmopolit, shqiptarët nuk i përfshiu te financat, mbrojtja dhe punët e jashtme
25 minuta
Gir: Jemi të gatshëm të punojmë me qeverinë e re dhe me të gjithë ata që mbështesin reformat
47 minuta
Gjykata Administrative nuk pranoi padinë e Frontit Evropian për rivotim në Llërcë
2 orë
Agjencia e postave do ta prezantojë gjendjen e tregut postar në RMV

ME TE LEXUARA

16 orë
VLEN do të shndërrohet në një parti politike?! Kush do të jetë kryetar i partisë?
22 orë
Ahmeti sot do ti shpalos hapat e ardhshëm të Frontit Evropian
2 orë
Mexhiti: Nga 18 deputetë të Frontit, 3-4 deputetë me një këmbë janë pjesë e shumicës së re
19 orë
MASH: Po dorëzohen tekstet shkollore të miratuara nga klasa e parë deri në të shtatën, nxënësit do t’i kenë të gjitha tekstet shkollore para fillimit të vitit të ri shkollor
15 orë
VMRO-DPMNE: Kacarska ka lënë një faqe të zezë në historinë e Gjykatën Kushtetuese
22 orë
Memeti do të tërhiqet nga Këshilli i Prokurorëve, lajmërohet se nuk do shkoj në mbledhje
2 orë
Agjencia e postave do ta prezantojë gjendjen e tregut postar në RMV
19 orë
Ahmeti: Nuk ka arsye për të shkarkuar Artan Grubin, Fatmir Besimin e Nazim Bushin nga postet partiake

LEXO MË SHUMË

Bisera Kostadinovska Stojçevska

Deputetja e LSDM-së dorëzon ankesë kundër Afrim Gashit: Betimin e lexoi fillimisht në gjuhën shqipe

visar-ademiu-600x360

Visar Ademi: Mickoskin nuk e shoh si kozmopolit, shqiptarët nuk i përfshiu te financat, mbrojtja dhe punët e jashtme

dejvid daviv gir geer

Gir: Jemi të gatshëm të punojmë me qeverinë e re dhe me të gjithë ata që mbështesin reformat

gjykata administrative

Gjykata Administrative nuk pranoi padinë e Frontit Evropian për rivotim në Llërcë

posta-780x439-1

Agjencia e postave do ta prezantojë gjendjen e tregut postar në RMV

izet mexhiti

Mexhiti: Nga 18 deputetë të Frontit, 3-4 deputetë me një këmbë janë pjesë e shumicës së re

Moti_26-780x470-1

Paradite mot me diell, pasdite shi i rrëmbyeshëm lokal dhe bubullima

opozita shqiptare vlen len taravari gashi, kasami, mexhiti

Mexhiti: Unë dhe Taravari besoj që do të jemi në ekzekutiv, liderët kësaj radhe nuk do të rrijnë në Reçicë

taravari muharrem salihu

Arben Taravari: Ta mbështesim fuqishëm Muharrem Salihun për eurodeputet

INFO

NA NDIQ