Takimi i liderëve të koalicionit VLEN: Shqiptarët të jenë të qetë, gjuha shqipe do të mbrohet, Fronti Evropian karton të kuq

Picture of Ina Online
Ina Online

09/12/2024

Liderët e koalicionit VLEN sot zhvilluan një takim të përbashkët ku kanë biseduar për zhvillimet e fundit të ndërlidhura me Ligjin për Përdorimin e Gjuhëve dhe siç u shprehën nga ky koalicion skenarin e opozitës gjegjësisht Frontit Evropian.

Me këtë rast liderët e VLEN-it edhe njëherë kanë theksuar se qytetarët duhet të jenë të qetë dhe se gjuha shqipe nuk do të rrezikohet.

“Shqiptarët të jenë të qetë, gjuha shqipe do të mbrohet. Fronti Evropian morri karton të verdhë në zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare, tani do të marrin karton të kuq. Kjo parti (BDI) ka miratuar ligj me anomali”, thonë nga VLEN.

Pas takimit, përfaqësues të VLEN-it mbajtën konferencë për shtyp, ndërsa thanë se “BDI tenton ta manipulojë opinionin, me skenare të kopjuara nga Nikolla Gruevski”.

“Korrupsioni mbi 20-vjeçar ka faturën e vet! Ai të zhvesh nga çdo ndjenjë përgjegjësie dhe të bën të papërshtatshëm për mbrojtjen e vlerave kombëtare. Prandaj, nuk mundet një i korruptuar të mbrojë diçka aq të rëndësishme sa është gjuha shqipe. Nuk mundet një parti që ka individë në lista të zeza ndërkombëtare të pretendojë se mbron kauzën shqiptare! Njëra me tjetrën nuk shkon!”.

“Kjo parti së pari miratoi Ligj për gjuhët me anomali. Së dyti, e dërguan ligjin në Komisionin e Venecias, i cili e kontestoi ligjshmërinë e tri neneve kyçe. Së treti, pasi kuptuan që do të jenë në opozitë, përmes instalimeve në Gjykatën Kushtetuese dëshiruan të shkaktojnë tensione ndëretnike për të shmangur përgjegjësinë për ish-funksionarët e tyre të korruptuar. Dhe tani, me tenda duan të paraqiten si shpëtimtarë të gjuhës shqipe”, thekuan nga koalicioni VLEN.(INA)

TË FUNDIT

Trump i vendos Putinit një ultimatum prej 100 ditësh!

Shkupi sërish në mesin e qyteteve më të ndotura në botë

Ndërroi jetë aktori kumanovar Valon Ademi

Gjykata vendosi për rastin “Organizatorët e 27 prillit”, lirohen Janakieski, Veljanovski, Ristovski dhe Atanasovski

Ahmeti: Nëse dikush shkon në Bullgari e dikush në Shqipëri, kujt do ja lëmë këtë vend

MPJ e Greqisë: Mickoski të mos provokojë, çështja maqedonase është e zgjidhur

ME TE LEXUARA

1

LEXO MË SHUMË