Takimi i ministrave Bekteshi – Lluka në Shkup, prioritetet e përbashkëta të Shkupit dhe Prishtinës

0

Takimi i ministrave Bekteshi – Lluka në Shkup, prioritetet e përbashkëta të Shkupit dhe Prishtinës
Ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi sot priti një delegacion nga Republika e Kosovës të kryesuar nga ministri i Zhvillimit Ekonomik Valdrin Lluka. Nga pala maqedonase në takim morrën pjesë edhe drejtori dhe zv.drejtori i ELEM-it, Dragan Minovski dhe Fatmir Limani, drejtor i NP për rugët shtetërore Zoran Kitanov, drejtori i REM Bajram Rexhepi dhe zv.drejtori I drejtorisë së Doganave Irfan Buçi. Ministri Bekteshi prezantoi projektet aktuale energjetike dhe mundësitë për bashkëpunim me palën Kosovare.
“Në periudhën e ardhshme, projekti aktual për realizimi nga të dyja vendet është lidhja e sistemeve energjetike mes dy vendeve me revitalizimin e linjave 220 kV drejt Kosovës. Kjo do të nënkuptonte edhe një lidhje tjetër me sistemet energjetike të BE-së , sepse Kosova nëpërmjet Shqipërisë do të lidhet me Italinë, që do të thotë rritje e besueshmërisë në sistemin tonë të transmetimit të energjisë elektrike”, theksoi ministri Bekteshi.
Sipas tij, një fushë e re e bashkëpunimit në periudhën e ardhshme pritet edhe në fushën e gasifikimit.
Ministri i Zhvillimit Ekonomik të Kosovës Valdrin Lluka shprehu interes në projektin e gazifikimit pasi hap mundësi për zhvillimin e këtij rrjeti në të dy vendet, duke theksuar se shkëmbimi i përvojave në zhvillimin e burimeve të ripërtëritshme të energjisë do të ishte e dobishme për të arritur qëllimet brenda përmbushjes së kërkesave të Komunitetit të Energjisë.
Ndër temat e diskutuara në këtë takim ishin termocentrali i Oslomejit dhe furnizimi i saj i mundshëm me thëngjill me kalori të lartë nga Kosova, i cili do duhej hulumtuar, pastaj HC Çebren dhe Galishtë, si balancues potencial në sistemet e elektroenergjetik në rajon, si dhe projektet investuese të të dyja palëve që nënkupton monitorimin e tranzicionit evropian të energjisë.
Rruga e realizimit të autostradës Shkup-Bllacë, e cila është një nga prioritetet e Ndërmarrjes Publike për Rrugët Shtetërore, si dhe përgatitja e dokumentacionit të projektit për pjesët rrugore Tetovë-Jazhincë dhe Opajë –Stanqiq , ishin ndër temat e diskutuara nga të dyja palët, si dhe mundësitë për zgjerim me projektin për sistemin e sistemit njësportel ndërsa operacionalizimi i disa prej projekteve të lartpërmendura mund të sjell edhe mbledhja e përbashkët mes Qeverisë së Maqedonisë dhe Qeverisë së Kosovës, planifikuar të mbahet kah mesi i këtij viti.
Pas përfundimit të takimit të punës ndërmjet delegacioneve të të dy vendeve, ministri Ministri Bekteshi dhe ministri Lluka nënshkruan edhe Memorandum mirëkuptimi në fushën e energjetikës mes dy ministrive, i cili pritet të intensifikojë marrëdhëniet dypalëshe në sektorin e energjisë, në përputhje me politikat dhe strategjitë kombëtare, duke përcaktuar fushat prioritare për bashkëpunim të tillë si sektorin e energjisë elektrike, thëngjillin, gaz natyror, burime të ripërtëritshme të energjisë, efikasitetin energjetik , furnizim të sigurt me energji, si dhe përgatitja e projekteve të rëndësishme infrastrukturore për ndërlidhje me energji elektrike dhe gas dhe nisma të tjera projektuese.(INA)