TV24: Takimi Kasami-Gashi, për çfarë ranë dakord?

Iliria News Agency
Iliria News Agency

1 Maj, 2023

Kryetari i Lëvizjes BESA, Bilall Kasami dhe kryetari i Alternativës, Afrim Gashi kanë zhvilluar një takim kokë më kokë pas më shumë se katër viteve, raporton Televizioni 24.

Sipas informacioneve të televizionit, liderët e dy partive opozitare janë takuar javën e kaluar, me qëllim që, siç thonë burime nga të dyja palët, të tentojnë të shkrinin akullin për një bashkëpunim më serioz në të ardhmen.

Sipas të njëjtave informacione, në takim nuk është folur për bashkëpunim thelbësor, por vetëm një takim fillestar, pasi disa herë të dyja palët kanë paralajmëruar mundësinë e bashkëpunimit në të ardhmen për, siç thonë ata, lënien e BDI-së në opozitë. TV 24 u bëri pyetje të dyja palëve, BESA as e konfirmon dhe as e mohon takimin.

Nga Alternativa e Afrim Gashit kanë theksuar se sigurisht që ka kontakte mes Alternativës dhe Besës, por duhet të priten nëse do të ketë bashkëpunim dhe si do të duket. (INA)

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

Antonio-MIloshoski-800x445

Milloshoski: LSDM-ja ka dy propozime mbi tavolinë, s’ka nevojë për grupe pune

arben taravari ash

Taravari:Censurë ndaj shqiptarëve në Luginë të Preshevës

FB_IMG_1686399536286

Ndërron jetë në moshë të re, kryetari i një dege të Lëvizjes BESA

policia-kosoves

Mitrovicë: Burri sulmon bashkëshorten dhe pastaj djeg shtratin e fjetjes në shenjë revolte

Mickoski-kovacevski-Ahmeti

Kovaçevski: Të gjitha kërkesat e VMRO-së janë përmbushur, edhe ajo për BDI-në

mjek

Maqedonia nivelizon çmimet në shëndetësi për shtetasit e Kosovës

edi rama

Flaka Surroi: Rama më mirë ta kishte shkruar një draftstatut për Luginën e Preshevës

Daniel HOKANSON

Gjenerali amerikan për situatën në veri: Jemi shumë të shqetësuar

florian bieber

Bieber: Vuçiq po e përdor Kosovën për të larguar vëmendjen nga protestat kundër tij

INFO

NA NDIQ