Takimi Kurti-Vuçiq, Rama: Plani franko-gjerman më i miri, shpresoj të ketë dialog pa kthim

Iliria News Agency
Iliria News Agency

27/02/2023

Në konferencën për shtyp që po mban me homologun malazez, kryeministri Edi Rama u pyet edhe për zhvillimet më të fundit sa i përket dialogut mes Kosovës dhe Serbisë. Albin Kurti dhe Vuçiq pritet të takohen pasdite e sotme për të diskutuar planin evropian për normalizimin e marrëdhënieve.

Kryeministri Edi Rama e vlerësoi planin franko gjerman të propozuar si ndër më të mirët për dialogun ndërsa shtoi se çështja mes dy vendeve të hyjë në rrugën e një dialogu pa kthim dhe më shpejt sesa “superfuqitë t’i marrin përveshi sa herë që grinden në oborrin pas shkollës.

“Nuk ka asnjë rrugë tjetër, çdo rrugë tjetër është iluzion që i krijohet popullit për politikë, për vota, për luftëra të brendshme por që nuk ka lidhje me të ardhmen dhe unë dua shumë që të shpresoj dhe jam me gjithë zemër dhe mendje i angazhuar që lutem që çështja mes Serbisë dhe Kosovës të hyjë në rrugën e një dialogu pa kthim dhe më shpejt sesa vonë të jetë një çështje e të dyja vendeve dhe të mos jetë nevoja që superfuqitë t’i marrin përveshi sa herë që grinden në oborrin pas shkollës”, tha Rama.

“Mendoj që marrëveshja e bazuar në planin franko-gjerman është më e mira gjë që ka qenë ndonjëherë në tavolinë por ky është thjesht një opinion. Respektoj sovranitetin e të dy palëve për të vendosur. Është e pashmangshme që Shqipëria të jemi në krah të qeverisë së Kosovës, që iu uroj me gjithë zemër kthjellësi dhe vendosshmëri dhe sukses”, tha Rama./abcnews.al

TË FUNDIT

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

664140-6zyFR0KYUH

Kurti: Serbia e ka problem faktin që ekzistojmë si popull dhe si shtet

Peter Stano

BE: Serbia shkeli marrëveshjen, të lejojë menjëherë lëvizjen e lirë

marshi

Marshit në Pejë i priu vajza e të ndjerës Gjyljeta Ukella

Fahri-Fazliu-

Lirohet Fahri Fazliu, i konfiskohet telefoni

gjyljeta ukella

Detaje të tjera nga prokuroria për rastin e vrasjes së gruas në Pejë

Screenshot_2024-04-17-10-29-00-629_com.android.chrome-edit

Haxholli: Serbia po hakmerret për votimin në Strasburg, nga mesnata po i mban të bllokuar mbi 300 kosovarë në kufi me Kroacinë

Foto: Ilustrim

“Kur të vij nga Gjermania mos të të gjejë në shtëpi”, burri kërcënon gruan në Ferizaj, viktima kërkon urdhër mbrojtës

autobus te kosoves kompani

Policia serbe bllokon autobusët e Kosovës në kufirin me Kroacinë dhe Hungarinë

qeveria kosoves prishtine

Sot ditë zie në Kosovë në kujtim të vajzave dhe grave të vrara

INFO

NA NDIQ