Takimi i përbashkët ndërqeveritar i Maqedonisë së Veriut dhe Hungarisë do të mbahet sot në Ohër, pasi paraprakisht kryeministrat e dy vendeve, Hristijan Mickoski dhe Viktor Orban do të kenë takim kokë më kokë.
Kryeministri hungarez, i cili e kryeson delegacionin qeveritar, prej ditës së djeshme qëndron për vizitë në vendin tonë.
Siç informojnë nga Qeveria, në margjinat e vizitës dyditore është planifikuar një shëtitje në Ohër, një vizitë në kishën Shën Mëiar, Teatrin antik dhe kompleksin e manastireve Shën Naum, si dhe kryeministrat e të dy vendet do të vendosin lule para monumentit të shenjtorëve Ciril dhe Metodi në Ohër.
Në Ohër po merren masat e nevojshme të sigurisë, ndërsa është paralajmëruar regjim i përkohshëm i qarkullimit për lëvizjen e sigurt dhe të qetë të delegacionit nëpër qytet dhe rrethinë. Ndalohet ndalimi dhe parkimi i automjeteve në rrugët “Ilindeni” dhe “Kosta Abrash”, dhe derisa automjetet e delegacioneve janë në lëvizje, bulevardet “Turistik” dhe “Iluministët maqedons”, rrugët “Abas Emin” dhe “Ciril dh Metodi” do të mbyllen përkohësisht për trafikun”, si dhe rruga rajonale Ohër – Shën Naum.
Janë zhvendosur edhe automjetet nga parkingjet në bulevardin “Turistik” dhe “Kosta Abrash”, “Mbreti Samoil” dhe buzë liqenit “Maqedonia”.