Takimi në Bruksel mes bullgarëve maqedonas dhe eurokomisionerit Varhei

Iliria News Agency
Iliria News Agency

1 Shkurt, 2023

Komisioneri për fqinjësi dhe zgjerim i Bashkimit Evropian Oliver Varhej sot në Bruksel do të takoj përfaqësuesit e bullgarëve në Maqedoninë e Veriut, njoftoi BGNES.

Bullgarët maqedonas theksuan se kërkuan që takimi të mbahet për shkak të urrejtjes institucionale dhe diskriminimit sistematik ndaj tyre në Republikën e Maqedonisë së Veriut. Biseda me Varhein ka ndodhur pas rrahjes së sekretarit të një klubi bullgar në Ohër, Hristijan Pendikov, i cili aktualisht po trajtohet në Akademinë e Shkencave Mjekësore në Sofje.

Përfaqësuesi i lartë i BE-së për politikë të jashtme, Josep Borell, dje ka dënuar kategorikisht sulmin ndaj Hristijan Pendikov. Kjo ka ndodhur gjatë takimit të tij me ministrin e Punëve të Jashtme të Republikës së Maqedonisë, Bujar Osmani. Ky i fundit premtoi se “përgjegjësit për incidentin do të sillen para drejtësisë”.

Liderët e bullgarëve maqedonas vazhdimisht kanë theksuar se në vendlindjen e tyre nuk ka dëshirë për dialog me ta nga ana e pushtetit lokal dhe qendror. Ata u bëjnë thirrje institucioneve evropiane që të ndihmojnë në zvogëlimin e presionit të përditshëm ndaj qytetarëve të RMV-së, të cilët nuk kanë frikë, përkundër rrezikut të diskriminimit dhe gjuhës së urrejtjes, të mbrojnë hapur trashëgiminë dhe identitetin e tyre bullgar maqedonas.

Bullgarët e Maqedonisë do të përfaqësohen nga Petar Kolev, Georgi Trendafilov dhe Ljupço Georgievski. (INA)

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

biljana angelova

Biljana Angellova, rektore e re e Universitetit “Shën Kirili dhe Metodi”

visar ganiu

Ganiu: Bulevardi “Cvetan Dimov” në Çair po bëhet realitet

bekteshi

“Haraçina nuk është në hënë”, Bekteshi i kërkon Spasovskit ta kryej punën!

Feta Alimi lirohet

BESA: Sot pas gjashtë viteve lirohet nga burgu Abdylfeta Alimi

kim-mehmeti

Kosova është e rrezikuar edhe nga ‘përfaqësuesit’ shqiptarë të Beogradit në Prishtinë e Tiranë!

kasami alsat

Kasami: 20 %, kusht për ndryshimet kushtetuese

grubi balluku

Grubi – Balluku: Jetësimi i Korridorit 8, arritje e madhe për mbarë rajonin

server

Pyet Serweri: A e denoncoi ende sekretari Blinken dhunën ndaj KFOR-it në veri?

hisen berisha

Befason Hisen Berisha, mbështet Kurtin

INFO

NA NDIQ