Takimi Pendarovski – Zaev, plani për agjendë të përbashkët

0

Presidenti Stevo Pendarovski priti në Vodno kryeministrin Zaev, takimi i parë ky që pas zgjedhjes së Pendarovskit në postin e presidentit. Në takim është biseduar për bashkëpunimin mes dy institucioneve, Presidencë-Qeveri.

Në njoftimin e kabinetit të presidentit thuhet se Pendarovski e Zaev kanë biseduar edhe për nevojën e paraqitjes së tyre të përbashkët në plan ndërkombëtar dhe intensifikimin  e procesit të reformave për realizimin  perspektivës evropiane të vendit dhe përmirësimin e standardit të qytetarit. Dy përfaqësuesit e lartë shtetëror nuk kanë dhënë deklarata për mediat pas këtij takimi.