Takimi Rama-Kurti, zbulohen detaje se çfarë u bisedua?

Iliria News Agency
Iliria News Agency

26 Mars, 2023

Kryeministri Edi Rama ka pritur homologun e tij të Kosovës Albin Kurti në një vizitë zyrtare në Tiranë.

Në faqen e tij në Facebook ai ka postuar një foto gjatë drekës, Rama deklaroi se i ka shprehur Kurtit simpatinë e tij për kurajon dhe realizmin për hapat drejt normalizimit të marrëdhënieve me Serbinë.

“Me mikun e posaçëm, kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, gjatë drekës së sotme ku diskutuam me detaje për marrëveshjen e Ohrit dhe ecurinë e mëtejshme të procesit të zbatimit të saj.

I shpreha Albinit të gjithë simpatinë time për kurajon dhe realizmin me të cilin ka hedhur hapa me rëndësi të madhe drejt normalizimit të marrëdhënieve me Serbinë.

E inkurajova kryeministrin në hedhjen e hapave të mëtejshëm, qoftë për garantimin e komunave serbe në kornizën e asociacionit që garanton vetëmenaxhimin e komunitetit serb, qoftë për funksionimin me garancitë e nevojshme të Kishës Serbe në vendet e saj të kultit në Kosovë, duke e siguruar se në këtë proces jo të lehtë ai ka mbështetjen time më të plotë. Ramë dakord që mbledhja e ardhshme e të dy qeverive të mbahet në qershor”, ka shkruar Rama.

Temë e diskutimit në takimin mes dy liderëve ka qenë marrëveshja e arritur në mes të Kosovës dhe Serbisë në Ohër. Më herët, Kurti u takua me presidentin Bajram Begaj dhe me kryeparlamentaren Lindita Nikolla.

Në fokus të këtyre takimeve ka qenë marrëveshja me Serbinë. Ndërkohë që më herët, ABC News raportoi se Kurti pritet të takohet edhe me kryetarin e Partisë së Lirisë, Ilir Meta. Në një prononcim të shkurtër, Kurti tha se do të flasë për mediat pasi të përfundojë takimet e planifikuara.

Në marrëveshjen e arritur mes Kosovës dhe Serbisë, palët kanë rënë dakord të zbatojnë marrëveshjet e arritura mes tyre, si dhe Kosova të nisë përgatitjet për të siguruar një nivel të mirëfilltë të vetëmenaxhimit të komunitetit serb, një nen që shihet si referencë për Asociacionin e komunave me shumicë serbe.(INA)

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

Albin-Kurti-3

Kurti: Grafitet serbe mbi mjetet e NATO-s janë kujtim i errët, dënoj sulmet ndaj KFOR-it dhe gazetarëve

rama-1-750x430-1

Rama për zhvillimet në veri: Kosova po lëndohet në sytë e aleatëve

arben-taravari-albin-kurti

Arben Taravari reagon për tensionet në veriun e Kosovës

glauk-konjufca

Konjufca:Është koha që dhunës t’i përgjigjemi me një zë të përbashkët

giorgia meloni kryeministre italise

Reagon kryeministrja italiane: S’do t’i tolerojmë më sulmet ndaj KFOR’it

dhuna ndaj policise serbet veri

Milanoviq: Protestuesit në veri janë bandat e Vuçiqit

slavjanka-petrovska

Tensionet në veriun e Kosovës, Petrovska e quan të gabuar vendimin e autoriteteve të Kosovës

haradinaj-kurti

Haradinaj i bën thirrje Kurtit të mos ndërmarrë veprime pa koordinim me aleatët

veri dhuna serb zvecan

NATO dënon fuqishëm sulmet e paprovokuara ndaj KFOR-it në veri

INFO

NA NDIQ