Sot, nënkryetari i BDI-së, Bajram Rexhepi, zhvilloi një takim me ambasadorin e Shqipërisë në Maqedoninë e Veriut, z. Denion Meidani. Gjatë bisedimeve u diskutuan mundësitë për bashkëpunim më të thellë ndërmjet dy vendeve dhe kontributi që palët mund të japin për avancimin e marrëdhënieve dypalëshe.
U theksua se Shqipëria vazhdon të jetë një përkrahëse e palëkundur dhe e përkushtuar i Maqedonisë së Veriut, si dhe një garantues i avancimit të statusit dhe të drejtave të shqiptarëve në vend.
Ky takim forcon edhe më shumë angazhimin për bashkëpunim të ndërsjellë dhe për zhvillim të qëndrueshëm rajonal.