Horë e Arbëreshëve, Itali — Në kuadër të nismave për bashkëpunim akademik dhe kulturo-kombëtar ndërmjet institucioneve shqiptare dhe komuniteteve arbëreshe në Itali, u zhvillua një takim mes profesor Arsim Sinanit, studiues i njohur nga Universiteti i Prishtinës dhe Departamenti i Antropologjisë, dhe kryetarit të Piana del Albanesi,Rosario Peta.
Gjatë takimit, që u mbajt në ambientet e Horës së Arbëreshëve, u shkëmbyen ide dhe përvoja mbi trashëgiminë kulturore arbëreshe dhe rëndësinë e saj në kujtesën kombëtare shqiptare. Një nga pikat kyçe të diskutimit ishte organizimi i një aktiviteti të përbashkët kushtuar Heroit Kombëtar Gjergj Kastrioti Skënderbeu, që do të mbahet në Ditën e Themelimit të Horës, një datë me rëndësi të veçantë historike dhe simbolike për komunitetin
> “Horra nuk është thjesht një vend, por një dëshmi e gjallë e pavdekësisë së kujtesës arbërore,” u shpreh prof. Arsim Sinani pas takimit, duke nënvizuar rëndësinë që ka ky bashkëpunim në ruajtjen e rrënjëve kulturore të përbashkëta.
Takimi Sinani–Peta vjen në një moment kur rritet interesi për bashkëpunime ndërshqiptare dhe nismat e diplomacisë kulturore, që forcojnë ndërlidhjen mes Diasporës historike shqiptare dhe qendrave akademike në Ballkanin Perëndimor me komunitetin arbëresh në Sicili të Italisë.
Poashtu do të bëhet një dokumentar mbi arbëreshët nga Horra e Arbëreshëve.