Takimi vjetor i Forumit Ekonomik Botëror në Davos, pjesëmarrës edhe presidenti Pendarovski

Iliria News Agency
Iliria News Agency

17 Janar, 2023

Presidenti Stevo Pendarovski nga sot do të marrë pjesë në takimin vjetor të Forumit Ekonomik Botëror, i cili mbahet në Davos të Zvicrës, trasmeton Portalb.mk.

Siç njoftojnë nga kabineti i presidentit, sot është paraparë që Pendarovski të marrë pjesë dhe të flasë në panel-sesionin “Në mbrojtje të Evropës”, ​​që ka filluar në ora 08:30, në të cilën do të flasin edhe presidentët e Polonisë Andrzej Duda dhe Lituanisë Gitanas Nauseda , ministri i punëve të jashtme, i BE-së dhe bashkëpunimit të Spanjës Jose Manuel Alvarez Bueno dhe drejtuesja e Forcave Demokratike të Bjellorusisë Svetlana Tikhanouskaya.

Në kuadër të forumit në Davos, presidenti Pendarovski do të marrë pjesë edhe në sesionin “Dialogu diplomatik për Ballkanin Perëndimor”, ku do të ketë disa takime bilaterale me pjesëmarrësit e forumit.

Takimi vjetor i Forumit Ekonomik Botëror në Davos, i titulluar “Bashkëpunimi në një botë të fragmentuar”, zhvillohet nga 16 deri më 20 janar 2023 dhe mbledh së bashku liderë nga politika, biznesi dhe shoqëria civile për të debatuar gjendjen e botës dhe prioritetet per vitin vijues.

Ndër shumë çështje të tjera të ndryshme që do të diskutohen gjatë takimit katërditor janë e ardhmja e plehrave artificiale, roli i sportit në shoqëri, përdorimi i fuzionit bërthamor si burim i energjisë elektrike dhe situata me pandeminë Covid-19.

Ditën e djeshme filloi zyrtarisht tubimi pesëditor i elitës botërore me moton “Bashkëpunimi në botën e çarë”. Nuk dihet ende nëse presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky do t’i drejtohet Forumit si vitin e kaluar, ndërsa është e sigurt që presidenti rus Vladimir Putin nuk do të mbajë fjalim.

Një nga njerëzit më të pasur në planet, Elon Musk, tha se po qëndron larg Davosit “pasi tingëllon mërzitshëm” ngjarja, e cila përfshin diskutime të shumta në panel mbi çështje nga politika monetare dhe pikat e nxehta gjeopolitike te energjia e rinovueshme dhe shëndeti publik.

Megjithatë, organizatorët kanë njoftuar se do të jenë të pranishëm më shumë se 1500 biznesmenë nga të gjitha industritë, si dhe një sërë institucionesh financiare.

Takimet në Davos janë mbajtur për dekada, me disa përjashtime.

Përgjatë konferencës, udhëheqësit e shteteve dhe organizatat ndërkombëtare shkëmbejnë pikëpamje për çështje të aktualitetit.

Presidenti i Forumit Ekonomik Botëror, Borge Brende deklaroi, se “takimi i Davosit zhvillohet në sfondin e gjendjes më të komplikuar gjeopolitike dhe ekonomike. Ndodhet shumë në lojë për ekonominë botërore, që duhet të shmangë një rececion botëror, ngadalësimin e rritjes ekonomike, inflacionin e lartë dhe borxhet në rritje.” Për herë të parë pas pandemisë, takimi i Davosit zhvillohet në kushte normale si konferencë me prezencë në alpet zvicerane.

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

grubi opinion

Grubi për “Opinion”: Albin Kurti të merr “mësim” nga Ali Ahmeti

besar-durmishi

Durmishi: Grubi paska ardhur në Tetovë që të mësohet si shtrohet asfalti! (FOTO)

borell vjosa osmani vucic macron scholz

Edhe Borrell kërkon zgjedhje: Nëse nuk zbatohen tri kërkesat, do të ketë pasoja serioze

biden rrezohet

VIDEO/ Rrëzohet në tribunë Presidenti i SHBA-së Joe Biden

kurti finer

Kurti merr një telefonatë nga Amerika. Ja çka u bisedua

kameramedia

Aliu: Me ligjin e ri do të rregullohet liria e shprehjes në media

vjosa osmani

Osmani tregon prapaskenat: E takova 10 minuta Vuçiqin, zakonisht ankohet e bërtet

scholz macron vjosa osmani

Macron: Javën e ardhshme presim vendime të qarta nga Kosova dhe Serbia

vucic vjosa osmani

Osmani takohet me Vuçiqin, thotë se nuk është i interesuar për zgjidhje e as për paqe

INFO

NA NDIQ