Takimi Zaev – Sela në Kuvend?!

0

Janë intensifikuar takimet midis partive për formimin e koalicionit qeveritar në Maqedoninë e Veriut.

Kryetari i LSDM-së, Zoran Zaev dhe ai i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela janë parë në mesditë në Kuvend.

Burime për Alsat flasin për një takim mes dy liderëve, i cili vjen në vazhdën e takimeve të paralajmëruara nga kreu Socialdemokrat.

Nuk dihet nëse në këtë takim ka qenë edhe kryetari i partisë Alternativa, Afrim Gashi. Dyja subjektet as nuk përgënjeshtrojnë dhe as nuk konfirmojnë takimin Zaev-Sela.

Zaev dje ka njoftuar se mund të bëj Qeverinë ose me BDI, por ose me ASH-AAA.(INA)