Zv/ministrja Zekolli pritet nga Ardita Sinani në Preshevë, në fokus hapja e vendkalimit kufitar Llojan-Miratoc (FOTO)

Picture of INA
INA

26/08/2024

Kryetarja e Komunës së Preshevës, Ardita Sinani sot ka takuar Zv/ministren e Transportit dhe Lidhjeve, Kaltrina Zekolli.

Në fokus të takimit ishte hapja e vendkalimit kufitar Llojan-Miratoc, përcjell agjencia e lajmeve INA.

“E shoqëruar nga këshilltaret e Kuvendit Komunal të Preshevës, Drita Ramizi, Fjolla Ibishi Ramadani, Melihate Ajvazi, Baftije Miftari si dhe doktoresha e aktivistja, doktoreshë Xhejlane Ferati, mirëprita znj. Kaltrina Zekolli Shaqiri, zëvendësministre e Transportit dhe Lidhjeve, si dhe znj. Elfete Ismaili, zëvendësministre e Mbrojtjes në Qeverinë e Maqedonisë së Veriut. Në takim, po ashtu morën pjesë edhe deputetet shqiptare në Kuvendin Republikan të Maqedonisë së Veriut, Kaltrina Beqiri dhe Imërlije Saliu.

Për Luginën e Preshevës në përgjithësi dhe për Komunën e Preshevës në veçanti, koordinimi dhe bashkërendimi me përfaqësuesit institucional shqiptarë të Maqedonisë së Veriut është i një rëndësie jetike, marrë parasysh lidhjen emocionale dhe ndërkufitare që ekziston mes nesh. Në fokus të takimit ishte prioriteti për hapjen e vendkalimit kufitar Miratoc – Llojan, si një urë lidhëse dhe një mundësi për zhvillimin ekonomik të rajonit tonë , duke mundësuar lëvizjen e lirë të banorëve të kësaj treve. Presim që rezultatet e këtij takimi të jenë të prekshme në një të ardhme të afërt, duke forcuar lidhjet tona institucionale e vëllazërore, si dhe përmirësimin e jetës së qytetarëve tanë”, ka shkruar Ardita Sinani. (INA)

TË FUNDIT
10 minuta
Bexheti: Deputetë të VLEN-it po bëjnë kuorum për rendin e ditës ku është “Ligji për Branitellat”
27 minuta
Psikologia Sumea Ramadani sheh me shqetësim rastet e vetëvrasjes në shkollat shqipe në Shkup
37 minuta
Qeveria javën tjetër në Bruksel do ta prezantoj planin për zhbllokimin e eurointegrimeve
39 minuta
Filipçe: Në Ligjin për kredinë nga Hungaria ka korrupsion të madh
2 orë
Isen Shabani: Komuna e Vrapçishtit u sulmua nga një grup kriminel që bëri akt terrorist

ME TE LEXUARA

8 orë
Kasami takoi kryetarin e Stambollit, Ekrem İmamoğlu
1 ditë
Shiu ka shuar të gjitha zjarret në vend
3 orë
Bexheti: Pushteti me veprimet e ndërmarra po cenon marrëdhëniet ndëretnike
1 ditë
VIDEO/ Në mënyrë ilegale ndërtohet kishë në Toplicë?! Policia kreu kontroll, ja çfarë konstatoi
6 orë
Mickoski për tensionet në Vrapçisht: Janë pjesë e planit për të mbjellë urrejtje etnike
1 ditë
MPB: Më 31 dhjetor përfundon afati për vlefshmërinë e patentë shoferëve me ermin e vjetër

LEXO MË SHUMË

blerim bexheti

Bexheti: Deputetë të VLEN-it po bëjnë kuorum për rendin e ditës ku është “Ligji për Branitellat”

IMG_0617

Psikologia Sumea Ramadani sheh me shqetësim rastet e vetëvrasjes në shkollat shqipe në Shkup

Maqedonia-Shqiperie-BE-EU-Bruksel-Bashkimi

Qeveria javën tjetër në Bruksel do ta prezantoj planin për zhbllokimin e eurointegrimeve

venko filipce

Filipçe: Në Ligjin për kredinë nga Hungaria ka korrupsion të madh

IMG_7416

Isen Shabani: Komuna e Vrapçishtit u sulmua nga një grup kriminel që bëri akt terrorist

IMG_0616

Konfirmohet takimi Ahmeti – Mickoski/ BDI: Nuk heqim dorë nga protestat, Mickoski: S’lejojmë dhunë, do ta mbrojmë vendin!

blerim bexheti

Bexheti: Pushteti me veprimet e ndërmarra po cenon marrëdhëniet ndëretnike

Kuvendi gashi parlamenti maqedonise

LSDM dhe VMRO-DPMNE bashkërisht votuan nevojën për miratimin e Ligjit për ”Branitellat”, VLEN braktisi seancën

IMG_7411

VLEN: Është e papranueshme të bëhen avancime për “Branitellat”, pa u miratuar Ligj për ish-pjesëtarët e UÇK-së!

INFO

NA NDIQ