Takimi Zelenski-Xhaferi në Tiranë: Nënshkruhet Deklarata e përbashkët për integrimin euroatlantik të Ukrainës

ina-online
ina-online

28/02/2024

Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi, në kuadër të vizitës së punës në Republikën e Shqipërisë, u takua me Presidentin e Ukrainës, Volodimir Zelenski.

Në takim ishin të pranishëm edhe ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani dhe zëvendësministri i Financave, Filip Nikoloski.

Kryeministri Xhaferi e theksoi mbështetjen e Qeverisë dhe vendosmërinë dhe përcaktimin e fuqishëm për integritetin territorial dhe sovranitetin e Ukrainës brenda kufijve të saj të njohur ndërkombëtarisht. Me ç’rast, theksoi se në bazë bilaterale, por edhe në kuadër të NATO-s, harmonizimi i plotë me politikën e përbashkët të jashtme dhe të sigurisë të BE-së, si edhe me bashkëngjitjen ndaj Deklaratës së vendeve të G7-tës për garancitë e sigurisë për Ukrainën, Maqedonia e Veriut që nga fillimi i agresionit ushtarak rus, manifeston vazhdimësi në pozicionin e saj dhe do të vazhdojë për aq kohë sa të jetë e nevojshme.

Kryeministri Xhaferi theksoi se ndjen një përgjegjësi dhe obligim të veçantë, personale, pas pranimit të Urdhrit të Princit “Jarosllav i Urti” nga Kryetari i Verhovna Radë-s së Ukrainës, Ruslan Stefançuk në vitin 2022, të vazhdojë të japë në mënyrë aktive një kontribut personal në forcimin e bashkëpunimit ndërshtetëror dhe mbështetjen e sovranitetit shtetëror dhe integritetit territorial të Ukrainës.

Presidenti Zelenski shprehu mirënjohje të thellë për Qeverinë dhe qytetarët e Maqedonisë së Veriut për mbështetjen e fuqishme dhe të gjithanshme, në radhë të parë politike dhe ushtarake të vendit, si dhe për pritjen e refugjatëve ukrainas. Ai potencoi se Ukraina posaçërisht e vlerëson atë që Maqedonia e Veriut iu bashkua Deklaratës së Buçës për të kërkuar përgjegjësi për krimet më të rënda të luftës të kryera në territorin e Ukrainës.

Kryeministri Xhaferi dhe Presidenti Zelenski pas takimit nënshkruan “Deklaratën e Përbashkët të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Ukrainës për integrimin euroatlantik të Ukrainës”.

Në Deklaratë dënohen së bashku krimet e forcave të armatosura të Federatës Ruse kundër popullsisë civile dhe infrastrukturës civile të Ukrainës, duke përfshirë objektet energjetike, shkollat, spitalet dhe ndërtesat e banimit, të cilat janë të mbrojtura nga e drejta ndërkombëtare humanitare.

TË FUNDIT

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

mali-sharr

Zjarret në Parkun Kombëtar “Sharr”, për një muaj digjen mbi 400 hektarë

menduh thaci

Thaçi: Na duhet mbi 150 mijë vota për Bujarin.

Maksim Dimitrievski

Dimitrievski: Nuk i sulmojmë subjektet politike, zhvillojmë fushatë pozitive

ministria-e-kultures-

3000 punonjës pa paga, protestë para Ministrisë së Kulturës

IMG_1265

Sondazhi i IRI: Serbia aleati më i rëndësishëm për qytetarët maqedonas, Bullgaria, Rusia dhe Kosova shihen si kërcënim

ASH

ASH: Mickoski konfirmoi se po përgatitet një front anti BE dhe NATO

kandidatet president maqedoni zgjedhjet

Edhe 4 ditë deri në përfundim të fushatës për zgjedhjet presidenciale, ja çfarë premtojnë e për çfarë akuzojnë kandidatët

Mickoski

Mickoski premton pajtimin dhe bashkimin kombëtar maqedonas

FILIPCE-768x507-1

Filipçe: VMRO-DPMNE i gënjen qytetarët! Misajllkovski: Jam optimist për zgjidhje më të mirë për BE

INFO

NA NDIQ