Takohen Edi Rama e Albin Kurti

0

Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje dhe kandidati për kryeministër të Kosovës, Albin Kurti është takuar me kryeministrin shqiptar Edi Rama, në Kryeministri.
Lajmin e bëjnë me dije mediat në Shqipëri.
Kurti gjatë ditës së sotme ka konfirmuar se do të udhëtojë për në Tiranë, për të marrë pjesë në një konferencë, ku do të takohet edhe me kryeministrin Rama.
“Do të udhëtoj në Tiranë ku do të marrë pjesë në një konferencë ndërkombëtare, ku jam i ftuar, e do të mbahet këtë vikend. Në të njëjtën kohë do të takohem edhe me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama”, ka thënë Kurti, duke mos konkretizuar një temë por duke thënë se me Ramën do të flasë për shumë çështje.
Gjatë paraqitjeve të tij të fundit, Kurti ka kërkuar që raportet mes Kosovës dhe Shqipërisë të intensifikohen e që marrëveshjet e nënshkruara më parë mes dy qeverive të zbatohen në praktikë.