Takohen Grubi e Tahiri, ja çfarë thonë për hapjen e kufijve

0

Hapja e kufijve ishte një ndër temat për të cilën biseduan në takimin e sotëm zëvendëskryeministri Artan Grubi dhe homologu i tij kosovar, Besnik Tahiri.

Gjatë këtij takimi si zgjidhje eventuale për çështjen e kufijve është përmendur modeli i lëvizjes mes Shqipërisë dhe Kosovës.

“Qëndrimi im është që kufijtë tanë duhet të liberalizohen për nga shembulli i kufijve mes Kosovës dhe Shqipërisë të cilat janë të hapura dhe keni lëvizje të jashtëzakonshme mes dy vendeve, në veçanti në sezonën turistike dhe transmetimi i infektive me Covid-19 nga Shqipëria në Kosovë dhe anasjelltas ishte minimal,- deklaroi Artan Grubi, zëvendëskryeministri i parë.

“Fqinjësia jonë është e shkëlqyer, Kosova dhe Maqedonia nuk kanë asnjë çështje të hapur. Me Republikën e Kosovës duhet t’i liberalizojmë kufijtë që të mund të lëvizim dhe punojmë më lirshëm duke ndjekur shembullin si Kosova me Shqipërinë”, tha Grubi.

Edhe zëvendëskryeministri i Kosovës Besnik Tahiri nënvizoi se liberalizimi i kufirit duhet të ndodhë.

-Për mua është totalisht e palogjikshme që ne të kemi një sistem të testimit bilateral përderisa me Shqipërinë është e hapur, shkëmbimi i qytetarëve mes Kosovës dhe Shqipërisë ka qenë shumë i madh,- tha Besnik Tahiri zv/kryeministër i Kosovës.

“Biseduam për procesin e integrimit evropian, kërkova ndihmë. Pika e dytë për të cilën biseduam ka të bëj me rrugën Shkup-Bllacë, ne e kemi krye pjesën tonë, mendojmë se ky segment do të lidh edhe më shumë dy vendet tona, përfshi edhe aspektin ekonomik. Tema e tretë ka të bëj me temën e pandemisë. Duhet ta lehtësojmë komunikimin dhe udhëtimin e qytetarëve që ta kenë më lehtë”, tha Tahiri.