Takohen Sela dhe Kasami në Shkup, a po bashkohen për 12 prillin?!

0

Zgjedhjet e parakohshme parlamentare që duhet të mbahen me 12 prill të vitit 2020 kanë vënë në lëvizje partitë opozitare shqiptare.

Siç mëson TV21 këtë pasdite larg mediave, në Shkup janë takuar kreu i ASH-së Ziadin Sela dhe kryetari i Lëvizjes Besa, Bilall Kasami. Sipas burimeve jo zyrtare në këtë takim është biseduar për bashkëpunimin e këtyre dy partive opozitare shqiptare. Të dy partitë politike për TV21 e kanë konfirmuar takimin. Thonë se takimi ka qenë miqësor dhe shpresojnë për bashkëpunim të mëtejshëm. Krerët e dy partive tashmë kanë shprehur gatishmëri për unifikim për zgjedhjet e ardhshme parlamentare. (INA)