Taksa po mbyll shumë biznese në Luginë të Preshevës /video/

0

Shumë biznese në Luginë të Preshevës kanë reduktuar numrin e punëtorëve ose janë mbyllur në tërësi, që kur Qeveria e Kosovës ka vendosur tarifën 100 për qind për mallrat që vijnë nga Serbia dhe Bosnjë e Hercegovina.

Kërkesa e Luginës, që për bizneset shqiptare mos të aplikohet taksa, nuk është pranuar nga Prishtina zyrtare.

Tashmë janë bërë një vit që nga vendosja e kësaj mase për autoritetet e vendit vendosën taksën 100 për qind për të gjitha produktet serbe e boshnjake.

Kjo bëri që të pezullohet edhe dialogu Kosovë-Serbi, për arritje të marrëveshjes përfundimtare në mes të dy shteteve.