Taksat për produktet, a do të tejkalohen barrierat mes Prishtinës dhe Shkupit?

0

Ministri i Ekonomisë i Maqedonisë së Veriut, Kreshnik Bektashi sot do të qëndrojë në Prishtinë, ku do të pritet nga homologu i tij kosovar Edrit Shala . Ky takim vjen si pasojë e kontestit tregtar mes Prishtinës dhe Shkupit.

Kontesti tregtar me Prishtinën filloi kur Maqedonia e Veriut ndaloi importin e peshkut dhe ikrave me arsyetimin se Agjencia kosovare e ushqimit nuk është e akredituar sipas standardeve evropiane. Më pas, Kosova reagoi duke vendosur bllokim për import të patates dhe mjaltit.

Të dhënat e fundit të Entit të statistikës tregojnë se këtë vit për dallim nga viti i kaluar, eksporti është rritur për 38,6%. Në Kosovë në vit eksportohen 1000 ton patate ndërsa eksporti i mjaltit kap shifrën prej rreth 400 mijë euro në vit.