“Taktika e Kurtit do ta shtynte dialogun deri në vjeshtë”

0

Nga Liri Loshi

Ju, të nderuar deputetë, që nuk e kuptoni sot se rrëzimi i qeverisë Kurti është thikë pas shpine për shtetin e Kosovës, këtë gjë do ta kuptoni nesër, kur me të njëjtin presion Amerika e Trumpit do të ju detyrojë për ta ratifikuar marrëveshjen me Serbinë që do të përfundojë me ndarjen e Kosovës.A nuk i detyroi po kjo Amerikë që vetë të akuzuarit potencialë për krime lufte ta votonin Gjykatën speciale, e cila sot ka filluar t’i trajtojë e neser t’u japë vendime me burg? A ishin këta njerëz qē më pas u munduan ta zhbëjnë Gjykatën speciale, por që Amerika ua ndali turrin! Sot Gjykatën Speciale as vetë Amerika nuk e sheh me simpati, as nuk krenohet me punën e vet në këtë kontekst. Por ajo është një akt i kryer.Taktika e shtyerjes së dialogut me Serbinë, do të mund të arrihej me qeverinë Kurti deri në vjeshtën e këtij viti e që mund ta shmangte ndarjen e Kosovës. Nëse dikush ka dashur ta shpëtojë Kosovën nga ndarja, le ta dijë se këtë ka mundur ta bëjë sot duke mos e votuar mocionin e Isës për rrëzimin e qeverisë Kurti.Mos thoni nuk e kemi ditur. Ja ku e keni të shkruar: rrëzimi i qeverisë Kurti është ndarje e Kosovës. Ose dhenie e tokës sonë Serbisë pa i marrë asaj kurrgjë.Mos lejoni që miti për miqësinë tonë me Amerikën ta cungojë shtetin e Kosovës. Sepse, shteti ynë nuk është mit. Është realitet i fituar me gjak.