Sejdiu nga BESA: Talat Ajnshtajni, bëri shkelje ligjore në Policinë e Tetovës!

INA
INA

24/02/2024

Blerim Sejdiu nga Lëvizja BESA përmes një konference për mediat drejtoi akuza ndaj kryeministrit Talat Xhaferi për ndërhyrjen në SPB të Tetovës.

Ja reagimi nga konferenca me mediat:

Kryeministri Teknik, ashtu siç edhe e ka emrin, dje teknikisht u paraqit në zyrat e policisë në Tetovë. Kapadahi në Parlament, kapadahi në Qeveri, kapadahi në polici, kështu paraqitje ka ky njeri, ngado që shkon.

Kryeministri Teknik, dje erdhi në vizitë ad-hoc në policinë e Tetovës, gjoja se për të inspektuar procedurat e nxjerrjes së dokumenteve personale. Ai qortoi nëpunësit se për tollovinë e krijuar para sporteleve, por harroi se, ai dhe partia e tij janë përgjegjës për këtë maltretim të qytetarëve të Tetovës me rrethinë. Talati dje, me vetë gojën e vet, na dëshmoi se sa keq jeton populli shqiptar, ai vetë dëshmoi se në institucionet ku “shefa” janë kuadër të BDI-së, ata institucione kanë dështuar. Talati dje, revoltën e dështimit të tij dhe partisë së tij e nxorri tek nëpunësit shtetëror, duke harruar se ata instucione udhëhiqen nga shefat e BDI-së. Zotri Talat, problemi i institucioneve nuk zgjidhet me emocione e bërtitma, por me zgjidhje ligjore dhe menaxheriale, por pasi që u paraqite ashtu, atëherë duhej që të shkosh të hapësh zyrat e shefave e funksionarëve që keni vënduar ju mbi ata nëpunës, e ti shkarkosh menjëherë nga dita e nesërme, bashkë me veten tënde.

Institucionet që udhëhiqni ju, janë rrënuar dhe nuk funksionojnë, kuptojeni se nuk janë problem nëpunësit por ju. Vetëm atëherë kur do largoheni ju nga insitucionet, vetëm atëherë do kemi funksionim të institucioneve.

Me problemet që ju i krijuat, i latë qytetarët që vetë të ballafaqohen me krizat, duke mos ditur se si tju ndihmoni, me problemet e keqmenaxhimit të kuadrove tuaj, sot qytetarët kanë ardhur në këtë gjendje.

Fatkeqesisht, Bashkimi Demokratik për Integrim, nuk ka integruar asnjë institucion që ka udhëhequr deri më sot, por ka devalvuar çdo vlerë shoqërore e mbytën shpresën e cdo shqiptari, sot në vend se tju rrit rrogat e nëpunësve shtetëtor ai paturpësisht ofendon këta nepunes. Zotri Tekniku, je ti ai që duhet të japish llogari para qytetarëve sepse ti je votuar 22 vite, nuk janë votuar nëpunësit, andaj edhe ndaj tyre je i obliguar të japësh llogari për këtë dështim.

Që kjo vizitë të jetë edhe më skandaloze, TEKNIKU, harroi se mjetet për punë të këtyre punëtorëve, obligim që t’i sigurojë e ka Qeveria që udhëheq ai dhe partia e tij 22 vite. Zotri Kryeministri Teknik, ju duhet të jepni llogari përse e gjithë Tetova me rrethinë, me 6 komuna përreth, me mbi 200.000 banorë, ka vetëm një zyrë për nxjerrjen e dokumentave personale?!

Popullata, zotri TEKNIKU, do ua japë përgjigjen në zgjedhjet e radhës, edhe atë jo vetëm me dëbimin tuaj por edhe me përgjegjësinë që do i jepni pas 8-të Majit për shkatërrimin e çdo vlere njerëzore në këtë vend”, deklaroi Sejdiu.(INA)

TË FUNDIT

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

zgjedhje maqedoni

Fillon gara për deputetë, edhe pesë ditë fushatë presidenciale

bilall kasami kumanove

“Ju ka hyrë fesati, po përçahen çdo ditë” – Kasami thumbon Frontin Europian

zgjedhje maqedoni

Sot nisi fushata për zgjedhjet parlamentare

Screenshot_2024-04-17-23-01-56-446_com.facebook.katana-edit

Mesazhi i Rijad Shaqirit nga Likova: Kush ka frikë nga ujqërit, nuk futet në mal

bujar osmani

Bujar Osmani: Kam më shumë informacione për sulmin në Banjskë, do të kërkoj dalje nga “Ballkani i Hapur”

ziadin sela

“Jo 61, por 50, 48 e më pak deputetë mund të marrë VMRO-ja”, thotë Sela

taravarilikove

Taravari: Do t’ia rikthejmë namin e dikurshëm Kumanovës dhe Likovës

Ali Ahmeti fronti

“Jo Kina, jo Korea” – Ali Ahmeti: Nuk ka alternativë tjetër përveç anëtarësimit në BE

IMG_1212

Fatmir Dehari nga Kërçova: Rini, ju jeni mrekullia dhe motivi për të vazhduar para

INFO

NA NDIQ