Talat Xhaferi aktiv edhe në shtratin e spitalit

0

Kryetari aktual i Parlamentit Talat Xhaferi është shtrirë në spital për shkak të infektimit me Kovid 19. Ai ka dalë negativ në tre testimet e fundit dhe pritet së shpejti të dalë nga spitali. Në fotografinë e posturar në facebook nga mjekët e tij, Xhaferi vërehet aktiv edhe në shtratin e spitalit në Klinikën Infektive në Shkup, shkruan Gazeta Lajm.

Gjendja shëndetësore e kryetarit të Parlamentit, Talat Xhaferit është e qëndrueshme dhe ai pushon pas rekomandimit të mjekëve, informojnë nga Kabineti i tij.

“Gjendja shëndetësore e kryetarit të Kuvendit Talat Xhaferit është e qëndrueshme. Duke pasur parasysh aktivitetet intensive që i ka pasur gjatë fushatës zgjedhore pas rekomandimit të mjekëve i nevojitet pushim”, theksojnë nga Kabineti i Xhaferit.

Njëherit, theksojnë se disa herë është testuar dhe është negativ ndaj Kovid-19.

Menjëherë pas daljes nga spitali, ai duhet të thërrasë seancën e parë konstituive të Kuvendit të ri.