Talat Xhaferi e përkrah mendimin e dialogut (pa ndërmjetësues) të A.Vuçiqit (!)

0

Nga Skender Karaçica/
Kryetari i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut,Talat Xhaferi në një intërvistë dhënë gazetën ,,Politika,,të Beogradit(më 26 shkurt 2020),ka folur gjerësisht për aktualitetin politik në këtë vend multietnik,ku,deri tash proceset demokratike dhe të kaheve të barazisë kombëtare të kombit shiptar,kanë mbetur temë e ndaluar për klasën politike shqqiptare në këto hapësira etnike.

Talat Xhaferi një pjesë të fjalës tij në këtë intervistë për gazetën ,,Politika,,që ndër vite për ne është e njohur si krah i fortë i regjimeve serbe dhe e ka kryer detyrën për ,,lajmin e ditës,, dhe për fejtonet e ,,historisë serbe si djepi serb i Kosovës,,(sic!) gjithherë kujdestare me ,,zërin e fjalës,,antishqiptare dhe kundër Kosovës,ka folur për aktualitetin për zgjedhjet paralamentare që do tëmbahen më 12 prill 2020.

Duhet të theksojmë se përfaqësuesit e partive politike shqiptare në Maqedoninë e Veriut,qysh nga ardhja në krye të partive politike(në pozitë dhe opozitë)me një disiplinë në krye të herës,nuk e thanë asnjë fjalë për çështjen e të drejtës demokratike dhe kombëtare të kombit shqiptr për çështjen e (pa)zgjidhur me Kushtetutë dhe,tash në këto vite problemi shqiptar ka mbetur temë në margjinat e harresës dhe gati-gati si temë e ndalur në regjmet e këtij shteti me një të ardhme të brishtë.

Në këtë intervistë dhënë gazetës,,Politika,(me autor Zhelko Shajn),Talat Xhaferi sikur nuk harroi që për liderët në rajon,sipas këshillës së tij,që të shfrytëzojnë mekanizmat e dialogut të hapur,madje pa ndërmjetësues dhe pa dorëza(cituar nga intervista e tij).

Kujt i duhet ky ,,mesazh,,i Talat Xhaferit lidhur me dialogun,që nuk ka dyshim se ai e ka cituar dhe,me dashamirësi e paskësh pëlqyer mendimin e Presidentit të Serbisë Aleksandër Vuçiç,i cili duke folur për dialogun Kosovë-Serbi e ka thënë kështu tekstualisht mendimin,që,në përmasën e dialogut të merremi vesh me shqiptarët pa ndërmjetësues(cituar mendimin e A.Vuçiç në Beograd).

Jo Talat Xhaferi,në kohën dhe marrëveshjen finale Kosovë-Serbi do të bëhet në prani të BE-së dhe pa prezencën e Amerikës si vendi mik i përjetshëm nuk do të ketë nënshkrim të marrëveshjes finale në mes të dyja shteteve sovrane.Ndërkaq,për fund mund të theksojmë se nuk është hera e parë që,udhëheqësit politik shqiptar në institucionet shtetërore në Shkup,të lakojnë udhën dhe të bëjnë shërbim të dëmshëm të çështjes shiptare në ballkan dhe të Kosovës.