Talat Xhaferi me dy rroga?

Picture of INA
INA

04/06/2024

Talat Xhaferi vazhdon të jetë edhe kryeministër edhe deputet në të njëjtën kohë. Ai në foltoren e Kuvendit tha se do të vazhdojë të jetë kryeministër deri në zgjedhjen e kryetarit të ri të Qeverisë, ndërsa deri atëherë nuk do të marrë pjesë në punën e Kuvendit. Megjithatë juristët reaguan se ka konflikt interesi në këto funksione, ndërsa analistët thonë se aktivizimi i mandatit të deputetit automatikisht nënkupton dorëheqje të kryeministrit. Sipas Ivica Bocevskit, zgjidhja e gjendjes së tillë jonormale, siç e quan ai, është shfuqizimi i Qeverisë teknike.

E kemi Talat Xhaferin i cili zgjodhi që të injorojë faktin se është bërë i zgjedhuri i popullit. Çka nga kjo është ligjore apo joligjore, mendoj se as fella juridike nuk mund të flas. Me të drejtë reagoi Antikorrupsioni. Sipas meje nuk duhet që të harrohet kjo çështje, të lihet anash dhe përsëri kur do të kemi zgjedhje të ardhshme të gjendemi në situatë të ngjashme. Diku pas zgjedhjeve duhet të ulemi dhe gjithë këto ad-hock zgjedhje që u shpikën gjatë pakos së Përzhinos, të tërhiqen”, tha Ivica Bocevski, analist.

Sipas Bocevskit, veprimi i Xhaferit është i papërshtatshëm. Ai thotë se kjo është çështje virtyti, kulturës politike dhe edukatës personale.

Në njërën anë, njerëz me kulturë politike dhe demokratike të cilët patjetër se do të jepnin dorëheqje, njerëz me edukatë personale nuk do ta humbin kontrollin kur janë në funksion, por përkundrazi, do të veprojnë me dinjitet duke e ndjekur atë që e kërkon kultura elementare”, pohoi Ivica Bocevski, analist.

Paraprakisht Komisioni antikorrpusion e thirri kryeministrin teknik Talat Xhaferi dhe disa ministra që u bënë deputetë, të japin dorëheqje nga funksionet. Sipas tyre, me veprimin e këtillë mashtrohet i gjithë sistemi juridik. Anëtarët e Komisionit antikorrupsion shprehën shqetësim për respektimin e rendit kushtetues dhe parimin e ndarjes së resorëve. Dorëheqje nga funksionet dorëzuan të gjithë deputetët e rinj të LSDM-së përveç Xhaferit, në funksion mbeti edhe Ilir Demiri në krye të Ministrisë së shëndetësisë. Antikorrupsionarët nuk e përjashtuan mundësinë që kundër tyre të ngritin procedurë kundërvajtëse ndërsa gjoba mund të jetë nga 300 deri 500 euro

TË FUNDIT
5 minuta
Menduh Thaçi: Në momentin që largohemi nga tavolina e dialogut, Maqedonia destabilizohet
44 minuta
E zbulon MPB-ja! Kërcënimet ndaj gjykatësit kushtetues, i ka bërë një ish deputet në Kuvendin e RMV-vë
1 orë
Shteti ju siguron bursa për studime jashtë vendit, por jo dhe punësime
2 orë
Të mbjellat tërësisht të shkatërruara në Maqedoni, bujqit apel qeverisë që t’u dalë në ndihmë
2 orë
Janë miratuar ndryshimet në Ligjin për Energjinë në Maqedoninë e Veriut

ME TE LEXUARA

2 ditë
Mot me diell dhe shumë i nxehtë, pasdite në disa pjesë të luginave paraqitje e mundshme e shiut të rrëmbyeshëm, bubullimave dhe erës së fuqishme
13 orë
Tre të plagosur rëndë nga Maqedonia, vendim i çuditshëm i gjykatës austriake
1 ditë
Durmishi nisi detyrën e ministrit në Ministrinë e Ekonomisë dhe Punës: Kalojmë në Veprim!
7 orë
Fatmir Mexhiti emërohet drejtor i ri i Klinikës së Neurologjisë
1 ditë
Isufi la gjurmë në gazetarinë shqiptare
2 ditë
Kush është Hristijan Mickoski, kryeministri i ri i Maqedonisë së Veriut
12 orë
QMK: Shpëtohet një 16-vjeçare nga një humnerë në Strumicë
1 ditë
Vesna Janevska e mori funksionin ministër i Arsimit dhe Shkencës nga ministri i deritanishëm Jeton Shaqiri
5 orë
Ndërroi jetë i burgosuri që u rrah në Idrizovë, Prokuroria nis hetimet

LEXO MË SHUMË

Menduh Thaci

Menduh Thaçi: Në momentin që largohemi nga tavolina e dialogut, Maqedonia destabilizohet

kuvendi-i-rm-dasdasd-800x445

E zbulon MPB-ja! Kërcënimet ndaj gjykatësit kushtetues, i ka bërë një ish deputet në Kuvendin e RMV-vë

studenti-univerzitet-sv-Kiril-i-Metodij-6

Shteti ju siguron bursa për studime jashtë vendit, por jo dhe punësime

Screenshot_11-28-780x439

Të mbjellat tërësisht të shkatërruara në Maqedoni, bujqit apel qeverisë që t’u dalë në ndihmë

Kuvendi Parlamenti maqedonise

Janë miratuar ndryshimet në Ligjin për Energjinë në Maqedoninë e Veriut

Mucunski stoltenberg

Mucunski: Mbetemi një anëtar i besueshëm i NATO-s me një kontribut të rëndësishëm për paqen globale

pushk-gjahu

Zbatimi i ligjit për armatim në RMV: Një sfidë për sigurinë publike

Çështja e sallave kirurgjike në seancë të qeverisë, Taravari emëron 9 drejtorët e rinj të klinikave në Shkup

burgu-idrizove

Ndërroi jetë i burgosuri që u rrah në Idrizovë, Prokuroria nis hetimet

INFO

NA NDIQ