“Talat Xhaferi- njëqind ditë Kryeministër”!

INA
INA

09/12/2023

Shkruan: Orhan Ibrahimi

“Më mirë një ligj sesa një post”-thënie epokale e Arbën Xhaferit

Si asnjëhetë më parë, sot në tërë globin janë rikthyer fillet e parimeve bazë të konceptit mbi kombin, si dhe me përkushtim dhe përgjegjësi maksimale mbrojnë interesat e shteteve të tyre.
Kurse shqiptarët e Maqedonisë së Veriut i ka kapluar euforia mbi fatkeqësinë e kombit!
Është propozuar “Talat Xhaferi, si kandidat për kryeministër, e që do ta udhëheqë vendin për 100 ditë”!
Me pompozitet dhe egzaltim të paparë na e shitën zgjedhjën e të njejtit Talat, si Kryetar të Kuvendit të R së M.së Veriut, si arritje dhe avancim mahnitës shqiptarëve në vend!
Ja kaluan vite e vite me Kryetar, Talatin!
Po sot, si është pozita e shqiptarëve karshi maqedonasve?
Shtypje, dhunë, padrejtësi, eksploatim, egzodus i të rinjëve në përmasa gjenocidale, ç’thurrje, dezorganizim dhe amoralitet i paparë kombëtar dhe fetar.
Mos të harrojmë se për pak kohë, President i ish Jugosllavisë, ka qenë Sinan Hasani, “shqiptar”. E këndej terrori, dhuna dhe jeta e shqiptarëve nën Jugosllavinë komuniste ishte ankth.
Po ashtu viteve të fundit përçudshëm i ishim gëzuar zgjedhjes së Dritan Abazoviçit si kryeministër në Mal të Zi, edhe ate jo si simbolikë 100 ditëshe, i cili ishte edhe shqipfolës. Atje vitin që po lëmë, kishte zgjedhje parlamentare dhe normalisht se vendi ju tregua Dritanit dhe shqiptarëve. Nuk u ndrrua dhe nuk ndrishoj as pikë e presje pozicioni juriduko-kushtetues në të mirë të shqipëtarëvë.

E pra, Talati, Fatimeja, Muhameti e “Revolucioni Laraman”etj, janë simbolika dhe emra të përfaqisimit të pseudo organizimeve, organizimeve anakronike të porosituara e vazale.

Imperativ i kohës është që shqiptarët t’i kthehen vetes.
T’i thonë jo organizimeve kozmopolite, t’i rrefuzojnë kategorikisht organizmet politike, fetare dhe joqeveritare të mbeshtetura dhe të sponzoruara nga qendrat antishqiptare.
Mija herë më mirë dhe më kombëtare eshtë të ndrrohet një nen i një ligji që i përmison të drejtat apo barazinë e shqiptarëve sesa dhjetra e dhjetra ofiqe më të larta shtetërore. E mos të flasim për sjellje ligjesh apo ndryshim kushtetute ku garantohet edhe liria, e drejta dhe barazia e shqiptarëve.

p.sh. Më mirë Talati, kryeministër i një vendi, që në të kaluarën dhe tani ka ndjekur dhe shpërngulur më shumë se gjysën e shqiptarëve?
Apo të ndërrohet kushtetuta e këtij vendi, e cila kushtetutë do të garantonte barazi, liri, drejtësi dhe mirëqenie nacionale për shqiptarët.

TË FUNDIT

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

putin-balkan

Sulme kimike në qytetet gjermane!? Raporti: Pushtimi tokësor i Putinit, skenar i mundshëm

Enver Bytyqi

A ja vlen që shqiptarët të paguajnë kaq shumë për prestigjin e liderit?

opinion

Të ruhemi nga pseudoshkenca e sharlatanëve

Makron Macron

Macroni gjuajti sërish me bazukën e tij – dhe Rusia nuk është objektivi i vetëm

Xhelal Zejneli

Çështja shqiptare në Maqedoni-ridefinimi i Maqedonisë

femijet nerove krusheve

Fëmijët dhe prindërit shqiptarë e nisin vet ndërtimin e shkollës në Krushevë, dora e shtetit nuk duket askund

Bekim Qoku

30 për qind e shqiptarëve në Maqedoni konsiderohen pakicë

Xhelal Zejneli

Çështja shqiptare në Maqedoni – statusi politik

sadri-ramabaja1

Stadi i ri i përballjes me Serbinë – Gadishmëria për luftë

INFO

NA NDIQ