Talat Xhaferi tregon kur do ta drejtojë një shqiptar Qeverinë e Maqedonisë Veriore

ina-online
ina-online

08/11/2023

Maqedonia Veriore në vitin 2024 do të ketë dy palë zgjedhje, ato për zgjedhjen e presidentit dhe zgjedhjet parlamentare.

Kjo do të mundësojë që Qeveria e këtij shteti për herë të parë të drejtohet nga një kryeministër shqiptar.

Një gjë të tillë siç ka treguar Kryetari i Kuvendit të Maqedonisë Veriore, Talat Xhaferi, e mundëson marrëveshja politike ndërmjet 4 partive kryesore.

Ai në një intervistë për emisionin “Këndi i Debatit”, në Tëvë 1, ka thënë se është marrëveshje politike e kësaj shumice, që në 100 ditët e fundit të qeverisë, ajo të drejtohet nga një kryeministër shqiptar.

“Çështja e kryeministri shqiptar është e definuar nga kjo përbërje parlamentare dhe ka qenë temë e diskutimeve politike në përbërjen e shumicës aktuale, është marrëveshje politike për bashkëqeverisje në këtë mandat, që 100 ditët e fundit të kësaj përbërje parlamentare me qeverinë teknike të udhëheq një kryeministër shqiptar”, tha Xhaferi.

I pyetur nëse ekziston mundësia që pas zgjedhjeve të reja të ketë një kryeministër shqiptar, ai ka thënë se kjo varet nga konsensusi i shumicës pas zgjedhjeve.

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

paraburgim-1

Maqedonia pa bazë ligjore për dënimin me vdekje, burgimi i përjetshëm mbetet dënimi më i lartë

cigar-elektronike1

Shifra shqetësuese për duhanpirjen te minorenët/ 12,4% nga mosha 13 deri 15 vjeç konsumojnë duhan

artan grubi

Grubi: Do të mbulohen shpenzimet e rrugës për administratën shtetërore në vlerë prej 50%

vrasja ekuador remzi azemi

Vrasja në Ekuador e shqiptarit, arrestohet në Maqedoni i shumëkërkuari

Halil Snopce

Kuvendi i ASH-së ende nuk ka caktuar mbledhje/ Snopçe: Mund të ketë dallime, por do të jemi të unifikuar

ministria financave e maqedonise

Vendimi për pagat shkakton revoltë tek të punësuarit në Ministrinë e Financave

LSDM SDSM

LSDM fton partitë për krijimin e Frontit Europian

stevo pendarovski

Pendarovski për ndryshimet kushtetuese: Do të presim qeverinë e ardhshme

ndotja shkup

Qyteti i Shkupit: Qytetet më të ndotura në Maqedoni janë Strumica dhe Tetova

INFO

NA NDIQ