Talebanët fetaro – partiak i kemi ende pas porte

NGA KALOSH ҪELIKU

Moti kohë, përmes shkrimeve të mia publicistike dhe librave artistik, ua kam bërë me dije lexuesëve të mi besnik, se: Talebanët fetaro-partiak, janë nateditë në pusi pas porte! Fatkeqësisht, ende partizanë partiak me këmbët dhe trutë e partive politike në Legen, duke i përdorur të gjitha forcat luftarake ushtarake për të qëndruar gjithë jetën në pushtet. Ose, për ta rrëmbyer me dhunë pushtetin, dhe ende janë pas porte.

Mes kësaj lufte kriminele politike për “Liri”, dihet: Viktimë është populli shqiptar. Luftë partiake, e cila vazhdon me vite dhe shekuj. Dhe, jo vetëm e partive politike, po e Popullit Shqiptar. Kalorësve të arratisur me kërpesh përfyti me zile, dhe një torbë taxhi përqafe. Herë pas here, duke na sulmuar edhe me helmime, plumba dhe zjarr edhe nëpër spitale.

Dhe, Sot: me gjithë këto parti politike shqiptare dhe “maqedonase” me pushtet e pa pushtet: Talebanët, i fusin zjarrin spitalit të Tetovës, rrëzë Sharrit Plak. Kryeqendrës Kulturore Shqiptare. “Fitoren” e tyre në Avganistan ta festojnë në Tetovë (Maqedoninë e Veriut), përmes zjarrit na e rrasin me dhunë edhe në Trojet Etnike Shqiptare, rrëzë Sharrit Plak?! Edhe, atë: një natë para datës të terrorizmit të sulmeeve me avionë të Dy kullave binjake në Amerikë?!

Unë, një aksion të tillë terrorist e kisha pritur në Shkup. Po, ja talebanët e realizuan para syve tanë të partive politke, në Tetovë. Nuk ka problem: Edhe pse, politika e partive politike e “vëllazërim-bashkimit”, moti kohë ka dështuar këmbekrye në Ditën e Sotshme.
Shqiptarëve, u duhet një Gjak i Ri në politikën e tyre partiake për Ditën e Nesërme!…