Talenti kumanovar Blend Zeqiri veshë fanellën e KF “Rabotniçki”

0

Talenti i ri kumanovar i futbollit, Blend Zeqiri zyrtarisht është futbollist i klubit të futbollit “Rabotniçki” nga Shkupi. Qendërmbrojtësi më i mirë i gjeneratës (i lindur 21.01.2004) është edhe pjesë e reprezentacionit U15 të Maqedonisë së Veriut.

Pas ndeshjeve të dalluara dhe rezultateve të arritura, ai periudhën e fundit ishte nën mbikqyrjen e KF “Rabotniçki” ku tanimë për këtë është arritur edhe marrëveshja zyrtare.

Blend Zeqiri hapat e parë në futboll i kishte në KF “Milano” në Kumanovë me trajnerin Ismet Zeqiri, që më pas të seleksionohet si talent duke u pranuar në shkollën e futbollit të FFM-së. Më pas ai përzgjedhet edhe si lojtar i reprezentacionit U15 me selektorin Nexhat Shabani dhe ndihmës-trajnerin Goran Georgievski. Blendi ka treguar lojë të mirë në ndeshjet e luajtura me disa reprezentacione evropiane dhe botërore. (INA)