Talenti shqiptar Erdin Ismaili, lojtar i vitit, merr ftesën nga kombëtarja e Zvicrës U18 (FOTO)

Erdin Ismaili është një talent i ri në futbollin e Zvicrës. Djaloshi 17 vjeçar i lindur në Zvicër, me origjinë nga Goshinca e Kumanovës po dallohet si një talent i shquar i futbollit.

Erdini është pjesë e shkollës dhe ekipit FC Basel, ku tani luan për moshat U18.  Falë lojës së shkëlqyer si qendër mbrojtës dhe talentit të rrallë, Erdini sivjet është shpallur lojtar i vitit në Zvicër për grupmoshat e tij.

Ndërsa, suksesi tjetër i radhitur në karrierën e tij të sapofilluar është kampion i Zvicrës me U17 gjatë sezonit 2021/2022.

 

Familja e Erdinit këtyre ditëve ka marrë lajmin e mirë që djali i tyre është ftuar nga kombëtarja e Zvicërs për moshat U18.  Babai i tij Luli Ismaili ka dhënë për INA lajmin ekskluziv që Erdini veçmë po e priste këtë ftesë, duke qenë një talent i dëshmuar dhe i dalluar në kampionatin zviceran. (INA)

 

Ismaili Erdin

10.06.2005

FC Basel U 18

Lojtar i Vitit 2022

Kampion i Zvicrës me U17 2021/2022