Talenti shqiptar së shpejti futbollist i Romës!

0

Marash Kumbulla pritet të zyrtarizohet shumë shpejtë si futbollist i klubit italian, AS Roma.

Sipas informacioneve të fundit të Sky Sport, kryeqytetasit kanë arritur marrëveshje me mbrojtësin shqiptar.

Roma është shumë afër akordit edhe me Hellas Veronan.

Verdhekuqët do ta huazojnë me blerje të obligueshme Kumbullën.

Flitet që operacioni mund të kapë shifrën e 30 milionë eurove.

Roma është në negociata edhe me Manchester United për mbrojtësin Chris Smalling, andaj mbetet të shihet nëse romanët do të kënaqen me njërin prej tyre, apo do t’i transferojnë që të dy.