Tani e kritikojnë përse u dobësua, Fifi iu kundërpërgjigjet kritikuesve

0

Fifi ka vetëm një përgjigje për ata që tani e kritikojnë përse u dobësua.

Fifi së fundi është komentuar për ndryshimin e madh në pamje, pasi ka humbur disa kile, shkruan lajmi.net.

Këngëtarja, kësaj radhe po merr komente negative nga ndjekësit, që e akuzojnë se tashmë është bërë si të tjerat, ngase humbi shumë kile.

https://www.instagram.com/p/CFH0u1FAMCG/?utm_source=ig_embed

Ndaj mesazheve të tilla, Fifi ka vetëm një përgjigje, andaj lutet që personave të tillë Zoti t’iu dhurojë vetëm dashuri, teksa thekson se trupin e vet e ka dashur njësoj si me më shumë kile, si tash me më pak.

“Per mesazhe te tilla kam veq nje pergjigje- “une cdo here e kam dasht trupin tem si kur kam qene 100kg si tash 69kg.. Zoti ju bekofte e ju dhashte dashni n’vend te vrerit. Me shume dashuri Fifi”, ka shkruar ajo.