Tani mund të keni të gjithë Emoji të personalizuar

0

Emoji-t janë një nga format për të kuptuar më mirë “ngjyrimin emocional” të mesazhit të marrë, dhe janë më të përdorurit, aq sa gjigandët e onlines po mendojnë të zhvillojnë më shumë këtë pjesë të teknologjisë.

Gjigandi “Google” na ka prezantuar me emoji të personalizuara, të cilët mund t’i gjeni në Gboard dhe do të ju duhet vetëm një foto selfie për t’i krijuar. Kjo mënyrë e re i ofron përdoruesve një prezantim më të mirë të vetes së tyre.Nëse jeni lodhur duke kërkuar për emojin tuaj dhe nuk e keni gjetur akoma, tani ju duhet vetëm një foto. Të gjitha emojit e krijuara mund të personalizohen duke ndryshuar ngjyrën e syve, flokëve, mund të vendosni syze apo një kapele dhe në fund nuk do keni një emoji të vetëm, por do të keni disa versione për të zgjedhur të duhurin.